Zaev në mars planifikon rikonstruimin e Qeverisë, ja kush humb ministri?!

Kryeministri Zoran Zaev po planifikon që në muajin mars të bëj rikonstruimin e Qeverisë dhe se në cak do të jenë ministrat që nuk kanë arritur rezultate.

Zaev planifikon të përdorë fshesën për disa ministra që nuk kanë shënuar rezultate dhe që nuk kanë qenë tejet aktiv. Në shënjestër janë edhe ministra të LSDM, BDI-së, por edhe ministri i vetëm i RDK-së, informon INA.

Burime qeveritare nuk përjashtojnë për INA se do të ketë ndërrim të ministrive, ndërsa sipas tyre rikonstruimin e ka paralajmëruar vetë Zaev.

“Po do të vlerësohet puna e ministrave dhe ajo që kanë arritur. Këtë e ka paralajmëruar vetë kryeministri. Por për momentin nuk mund të themi asgjë rreth kësaj teme se kur do të ndodhë”, thonë për INA burime nga shërbimi për informim i Qeverisë.

Në rast se do të ndodhë ndërrime të ministrive, nuk përjashtohet që RDK të humbë ministrinë e pushtetit lokal dhe ti takojë ndonjë post zv/ministrash. Por nga ana tjetër, poste ministrore do të ketë ose për PDSH në rast se dakordohet për të qenë pjesë e ekzekutivit, ose nëse ASH ndërron mendje dhe mbetet në Qeveri.

Nga Qeveria thonë se asgjë s’është definitive për dorëheqjet e ASH dhe se sipas tyre, Zaev ka lënë të hapur postin e zv/kryeministrit për reforma për partinë e Ziadin Selës.