Zaevi nuk po rehatohet me ministrat e tij

0
FOTO:DW

Duket se problemet në qeverinë e Zaevit nuk kanë të ndalur edhe pse vet kryeministrit ende nuk ka folur për të njejtat. Vetëm para disa dite në media u përfol shumë dhe vazhdon të përflitet lajmi me kërcënimin dhe problemet e ministrit pa resor Adnan Qahil të cilin partia e tij turke dëshiron të largojë nga posti edhe pse është themelues i të njejtës dhe kryetar nderi, megjithatë problemet nuk janë me kaq. Edhe partneri tjetër i koalicionit partia rome e Samka Ibraimoskit duke se ka të njejtin problem. Pasiqë qëndroi një kohë në postin e ministrit në Ministrinë pa resor të angazhuar për implementimin e strategjisë për romët, Ibraimoski lëshoi postin për të vazhduar si deputet ndërkohë në vend të tij ministër u bë Aksel Ahmedovski nga e njejta parti.

Mirëpo, duket se këtu ka pakënaqësi të madhe e këtë e bën të ditur edhe ministri Ahmedovski përmes një statusi të postuar në facebook.

“Shefi, Samka deklaroi se është i pakënaqur me mua e mes tjerave keni kujdes edhe për shkak të mosimplementimit dhe strategjisë së romëve, deklaratë dhënë për Tv Shutel, shef ke qenë edhe ministër e nuk të kuptoj nëse ministria ka marrë emër të ri ‘Mos implementim dhe strategji’ ose vazhdon si është tash ‘Ministria pa resor për implementimin e strategjisë së romëve’, e kam të paqartë se cfarë nuk është realizuar, implementimi apo strategjia”, shkruan kështu ministri Ahmedovski./Zhurnal