Zaev: Nuk shoh nevojë për një takim liderësh

0

Pas ftesës së liderit të opozitës maqedonase, kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski për takim liderësh ku do të diskutohet për kontestet historike të vendit me Bullgarinë, dhe siç ka deklaruar ai, të një Marrëveshje të re sipas modelit të Prespës, e cila do të përfshinte edhe ndryshime Kushtetuese, është hedhur poshtë nga kreu i Qeverisë dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Kryeministri Zaev në deklaratë ekskluzive për gazetën KOHA thotë se nuk sheh nevojë të një takim liderësh për këtë çështje. “Nuk shoh nevojë për një takim liderësh, veçanërisht me një njeri i cili nuk ka qëndrim për asnjë çështje të rëndësishme strategjike. Gjuha maqedonase, identiteti dhe veçantia maqedonase janë konfirmuar dhe njohur ndërkombëtarisht nga e gjithë bota. Me fqinjin tonë, Bullgarinë, kemi një marrëveshje për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë, e cila është nënshkruar në maqedonisht. Ne presim që në frymën e kësaj Marrëveshje të vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie së bashku. Ne shprehim vullnetin tonë për të zgjidhur çështjet që dalin nga Marrëveshja përmes punës së komisioneve që kanë juridiksion mbi të”, deklaroi për KOHA, kryeministri Zaev.

Sipas tij, Mickoski nuk është për një marrëveshje për ndonjë temë, ai po kërkon një mënyrë vetëm për të dëmtuar shtetin, veçanërisht të pengon rrugën drejt BE-së.