Zaev: Obligim i jonë, anëtarësimi në NATO dhe BE

0

Kryeministri i Maqedonisë sot në shënimin e festës së 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Antifashtiste në Kumanovë, tha se festat nuk duhet të jenë numra, por ato duhet të përkujtojnë për sakrificën dhe përgjegjësinë.

Ai tha se duhet të vazhdohet me realizimin e qëllimit të anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE.

“Tani është koha e fëmijëve tanë dhe të ardhmes. Tani duhet të bëjmë luftë për vende të reja pune, për arsim, shëndetësi, ekonomi dhe prosperitet. Tani është koha që t’u tregojmë skeptikëve se Maqedonia është pjesë e Evropës dhe se e meritojmë atë vend”, tha mes tjerash Zaev.

Ai ju bëri thirrje deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë që të përkrahin ndryshimet kushtetuese, pasi sipas tij, vota e tyre është për fëmijët, për të ardhmen dhe për anëtarësim në NATO dhe BE.

“Duhet të vazhdojmë me guxim dhe vendosmëri në realizimin qëllimit tonë strategjik, anëtarësimin në NATO dhe BE. Është koha kur gjenerata jonë duhet të përcaktoj të ardhëm e shtetit dhe gjeneratave që vijnë. Është koha që fëmijëve tanë dhe gjeneratave që vijnë tu japim shkas që ta gjejnë veten e tyre në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë.