Zaev paraqitet pas një kohe të gjatë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

6 Prill, 2023

“Kjo është një kohë lufte mes të maturve dhe radikalëve dhe sa më shpejt lidershipet e majta dhe të djathta të matura dhe qytetarët të njihen me njëri-tjetrin, të bëhen aleatë, aq më shpejt dhe më lehtë do ta shpëtojmë Ballkanin nga shkëndijat e nacionalizmit, të cilat herë pas here e mbulojnë edhe Prespën me tym dhe erë të pakëndshme. Të majtët dhe të djathtët e matur kanë përgjegjësinë të bëjnë thirrje për veprim të përbashkët“, thuhet në analizën e ish-kryeministrit Zoran Zaev për revistën “Sfidat”, mbi temën “rezistenca e demokracive”.

Sipas Zaevit, demokracia nuk është dhënë njëherë e përgjithmonë dhe nuk ka një destinacion final ose një rrafshirë të arritur finale. Demokracisë, siç thekson, duhet t’i sigurojmë zhvillim të dhe avancim të vazhdueshëm.

“Të majtët dhe të djathtët e matur kanë përgjegjësi të thërrasin për veprim të bashkuar dhe së bashku duhet të kundërshtojnë qendrat dhe tendencat radikale që bashkohen nga e majta dhe e djathta, duke përdorur metodat më të rrezikshme të manipulimit, duke shkaktuar konflikte dhe përplasje”, shkruan Zaev.

Ai shton se demokracia duhet të na befasojë me ide të reja, t’i shfrytëzojë institucionet mejnstrim për t’i prekur sa më shumë qytetarë me benefitet e veta, të befasojë me liri të reja të cilat do t’u pëlqejnë shoqërive, dhe jo të konsolidohet me kokën ulur para sulmeve të radikalizmit.

“Pyetja është nëse ekziston “demokraci e konsoliduar”, pasi nëse mbetet e tillë, e marrim esencën e saj, ndërsa ajo është dinamikë e saj e brendshme për zhvillim të vazhdueshëm. Duke i bashkuar të ndryshmit, demokracia duhet të mbizotërojë mbi radikalët monolitë”, shkruan Zaev në analizë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bit-pazar

Sot ndërpritet masa e Qeverisë për ngrirje të çmimeve

stoltenberg nato

Stoltenberg: Dhuna ndaj KFOR-it në Kosovë është krejtësisht e papranueshme

xi-jinping

CNN/Mesazh shqetësues nga presidenti kinez: Përgatituni për skenarin më të keq

MUHAMERI

Ushtria partiake e “fejsbukut” në Maqedoni

sevilla

Sevillia fiton Europa League, Roma e Mourinhos bie pas penalltive

vucic-rama

VIDEO/Bumçi akuza Ramës: Qëndrimet e tij dobësuan Kosovën, e izoloi me Ballkanin e Hapur

policia-maqedonise-598x330

Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, lëndohen pesë persona

Kurti-Bruksel

Kurti: SHBA, partner kyç pavarësisht dallimeve në qasje

libra-te-grisur

MASH: Libri i Historisë dhe Shoqërisë për klasën e pestë tërhiqet nga përdorimi

INFO

NA NDIQ