Zaev për anëtarësimin në NATO: Gjithçka që kemi kaluar nuk ka qenë e lehtë, por e kemi bërë për të ardhmen

0

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook theksoi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të kontriubojë për stabilizimin dhe sigurimin e Evropës Juglindore.

“Në vendin tonë shumë gjenerata kanë punuar në reaizimin e këtij qëllimi tonë strategjik. Proceset që i kemi kaluar nuk ishin të lehta, por kanë qenë jashtzakonisht të rëndësishme për të ardhmen e vendit tonë. Anëtarësimi jonë në NATO do të kontriubojë për stabilizimin dhe sigurimin e Evropës Juglindore dhe do të jetë instrument për krijimin e fotografisë së re pozitive për rajonin”, shkroi Zaev.