Ish-kryeministri Zoran Zaev theksoi për gazetën greke “Kathimerini” se edhe lideri i opozitës, Hristijan Mickoski, kishte deklaruar publikisht se nuk ka kthim prapa nga Marrëveshja e Prespës dhe se ajo do të vazhdojë të zbatohet edhe në të ardhmen.
Zaev ka theksuar se opozita greke në kohën kur u nënshkrua marrëveshja dhe qeveria e atëhershme gjetën mënyra për të vazhduar bashkëpunimin mes dy vendeve.
“Duhet theksuar se pas Marrëveshjes së Prespës situata në rajon po ndryshon. Bashkëpunimi me më shumë se 2.5 miliardë euro investime nga Greqia në Maqedoninë e Veriut po bëhet gjithnjë e më i dukshëm. Është 25 për qind e BPV-së tonë”, ka declarar Zaev.