Zaev për tryezën shqiptare: Është trysni ndaj meje për postin e kryeministrit

0

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev i pyetur nga TV21 ka komentuar ftesën e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti për tryezën e partive shqiptare.

Ai thotë se e sheh si trysni ndaj koalicionit “Mundemi” për kryeministrin e propozuar nga BDI.

“Po, e shoh si trysni ndaj meje, LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi” për kryeministrin e propozuar nga BDI”, tha Zaev. Zaevi u pyet edhe për atë se sa kjo tryezë do ta ndikojë formimin e Qeverisë nga ana e tij, ai me përgjigje: “Kurse për pyetjen e dytë, është shumë herët të jap çfarëdo komenti”.

Kru i BDI-së, Ali Ahmeti për të premten ka ftuar të gjithë liderët e partive politike shqiptare. Siç thuhet në ftesën publike, tryeza vjen pas zgjedhjeve të 15-korrikut kur BDI doli me kandidatin për kryeministër shqiptar që është Naser Zyberi.

“Në emër të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik 2020, kemi nderint’juftojmë në takim të përbashkët të tryezës së partive parlamentare shqiptare”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Në takim janë të ftuar kreu i Alternativës, Afrim Gashi, ai i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, si dhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi. Të njëjtën ftesë Ali Ahmeti ka përsëritur edhe në faqen e ij në Facebook.

Akoma nuk dihet se cila do të jetë përgjigja e liderëve të partive tjera parlamentare Kasami, Thaçi, Sela dhe Gashi.(INA)