Zaev përgatit rikonstruim, Mickoski interpelancë?

0

Kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se deri në fund të këtij muaji do të kryhet rikonstruimi i Qeverisë, ku do të përfshihen kryesisht partitë e vogla dhe fraksionet shqiptare. Ndërkohë, nga ana tjetër, VMRO-DPMNE po bën gati propozimin për interpelancë që do të dorëzohet të dielën për votëbesimin e Qeverisë së koalicionit të LSDM dhe BDI-së. Nga partia e Hristijan Mickoskit presin që kryeparlamentari Talat Xhaferi të caktojë për të mërkurën seancën për votëbesim, informon INA.

Por, megjithatë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka vijuar me bisedimet dhe paralajmërimet se do të ndodhë koalicionimi i zgjeruar, ku paralajmërohet përfshirja e fraksioneve të BESA, me gjasë ndonjëri prej tyre dhe si më i përfoluri ai i Afrim Gashit, por edhe PDSH. (INA)