Zaev: Po mundohemi ta sjellim Gruevskin ta vuajë dënimin këtu

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se autoritetet e vendit gjithashtu po hetojë të gjitha mundësitë ligjore për kthimin e ish-kryeministrit Gruevski në vend, në mënyrë që të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata.

“Dua të theksoj se shumë ish-ministra që ishin njerëz të afërt me atë Qeveri, po vuajnë dënimet e tyre ose akoma po gjykohen. Kemi shumë raste që konfirmojnë se sundimi i ligjit është i barabartë për të gjithë. Në vendin tonë çdo koment mund të shkaktojë hetim. Komisioni Antikorrupsion ka pavarësi të plotë dhe kjo konfirmohet në të gjitha raportet. Kemi pavarësi të tërësishme edhe të organeve gjyqësore edhe të organeve për ndjekje. Kemi kërkuar edhe përgjegjësi nga gjykatësit dhe 12 gjyqtarë u larguan për shkak të punës jo të mirë gjatë mandatit të tyre”, tha kryeministri Zaev.