Zaev: Shumica parlamentare do rritet, do shkojmë deri në fund të mandatit

0

Unë tashmë kam njoftuar se kam marrë garancë të mbështetjes nga tre deputetë shtesë jashtë mazhorancës parlamentare për projekte të caktuara, por nuk mund t’i zbuloj, tha kryeministri Zoran Zaev në RTVM.

– Mbështetja i referohet projekteve të caktuara, por kur bëhet fjalë për votat do të shihet – tha Zaev, duke shtuar se në periudhën e ardhshme ai pret një rritje të shumicës, por, siç tha ai, stabiliteti i qeverisë nuk varet nga numrat por nga politikat.

Ai shtoi se nuk planifikon zgjedhje të parakohshme parlamentare deri në mandatin e rregullt në 2024 për shkak të parashikueshmërisë.