Zaev si lepur, Ahmeti si UÇK, kush i sheh kështu?! (VIDEO)

0

“Sot Kryeministri Zoran Zaev do të takohet me zotin Ali Ahmeti dhe do të kenë konferencë me Gruevskin”.

Kjo nuk është e vërtetë, por vetëm një shembull se si quhen politikanët në gjuhën e shenjave. Personat që nuk flasin e nuk dëgjojnë vetë e përcaktojnë se si do t’i quajnë njerëzit në gjuhën e tyre. E shpesh i pagëzojnë me dukjen e tyre ose në çfarë i karakterizon, duke zgjedhur shpesh pikat më të dobëta të një personi. Marija Basheska përkthen gjuhën e shenjave dhe na tregoi se si quhen disa prej figurave të jetës publike duke shpjeguar edhe arsyet se pse.

Marija Basheska-Stojanovska, përkthyese e gjuhës së shenjave

Zoran Zaev
“Me shumë gjasa i asocon nga mbiemri Zaev, dhe e interpretojnë si diçka që shohin në pyll, asocim për “lepur”.

Ali Ahmeti
“Ali Ahmeti në mesin e atyre që nuk dëgjojnë është i njohur me shkronjën “U” në ballë, nga simboli “UÇK”, si udhëheqës i ushtrisë së UÇK-së”.

Hristijan Mickoski
“Për shkak se është lider i ri, ende nuk është shumë i shpeshtë në gjuhën e atyre që nuk dëgjojnë. Disa e shpjegojnë si njeri me syze, disa e quajnë si Kryetari i partisë VMRO, disa përshkruajnë pamjen e tij, i lartë, i madh, por me aq sa di unë ende nuk ka gjest të definuar”.

Nikolla Gruevski,
“Nikolla Gruevski e ka marrë emrin e tij në gjest nga hunda karakteristike dhe mënyrën specifike të të lëvizurit”.

Radmilla Shekerinska,
“Radmilla Shekerinska, personat që nuk dëgjojnë e thërrasin për nga “sheqeri”, ky është gjesti për sheqerin dhe flokët kaçurrela. Politikanja Shekerinska”.

Oliver Spasovski,
“Oliver Spasovski si njeriu i parë i Ministrisë së Brendshme, ky është gjesti për policinë, si njerëz që nuhasin dhe kërkojnë të dyshuar, dhe flokët e tij specifike të mbetura”.

Ziadin Sela,
“Ziadin Sela gjithashtu është i njohur nga flokët e hallakatura, e ata që nuk dëgjojnë e tregojnë me gjestin…. Ziadin Sela”.

Katica Janeva,
“Prokurorja Speciale Katica Janeva dikush do ta tregojë me, dikush e thotë me shkurtesën PPS, dikush e përshkruan me figurën e saj të madhe kështu që mendoj se nuk ka një gjest konkret”.

Fatime Fetai,
“Fatime Fetai për pamjen e saj të mprehtë, mjaft goditëse, ata që s’dëgjojnë shpesh e përshkruajnë si dama që ka pamje të mprehtë specifike, flokë të shkurtra dhe që ecë e lëviz me mprehtësi”.

Basheska thotë se shpesh ndihet në siklet kur duhet t’i përdorë këto emra që tregojnë karakteristika të personave të ndryshëm, megjithatë ajo thotë se vendimi është i vetë atyre që i përdorin.

“I pyes ata se si ta bëjmë këtë gjë kur dalim në ekran, kur i përkthejmë kandidatët presidencial ose kur jemi zyrtarisht në “Ditarin” në TVM ose kudo qoftë, nuk mundemi të luajmë me hundën, mënyrën e të ecurit, nuk mundemi ashtu si emërojmë politikanët sepse marr me mend se sikur ta dinin do të ofendoheshin, por personat që nuk dëgjojnë konsiderojnë kjo është puna e tyre, se ata ashtu e përjetojnë botën, dhe se kjo është materia e tyre gjuhësore në të cilën ne nuk kemi të drejtë të imponojmë zgjidhjet tona” u shpreh Marija Basheska-Stojanovska, përkthyese e gjuhës së shenjave

Nevoja për shkurtesa të këtilla vjen për shkak të kohës së shkurtër që kanë personat që nuk dëgjojnë për t’i germëzuar emrat dhe mbiemrat.

PËRGATITI: BESIR ARIFI/TV21