Zaev: Tani është momenti për zgjidhje e cila do ta respektojë identitetin kombëtar të të dyja popujve (Video)

0

Procesi i bisedimeve vazhdon edhe më tej nën mbështetjen e KB-së dhe të ambasadorit Nimic dhe në bisedimet e ardhshme për zgjidhjen e kësaj çështje pozitat lidere të ekipeve negociuese i ndërmarrin ministrat e Punëve të Jashtme të të dyja vendeve, u theksua në takimin e sotëm të kryeministrit, Zoran Zaev me të dërguarin special të KB-së në bisedimet për emrin kushtetues të vendit tonë me Republikën e Greqisë, Methju Nimic.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në takim ndërmjetësi Nimic i ka elaboruar idetë dhe mendimet e veta për rrjedhën e procesit të bisedimeve.

Kryeministri Zaev i ka prezentuar idetë dhe qëndrimet e Qeverisë së RM-së, të cilat dolën prej takimit koordinues të kreut shtetërorо-politik të Republikës së Maqedonisë, të mbajtur javën e kaluar.

Në takim është theksuar se në këtë fazë të bisedimeve është krijuar moment pozitiv dhe se të dyja vendet tregojnë se janë të përkushtuara në ndërtimin e mëtejmë të besimit.

“Në bisedimet midis Zaev dhe Nimic janë veçuar përfitimet e para nga takimi i kryeministrave Zaev dhe Cipras në Davos, kur nga të dyja palët është shprehur vullnet politik dhe i mirë për hapat e parë praktikë siç ishte paralajmëruar riemërimi i autostradës, ndërsa nga kryeministri i Republikës së Greqisë është paralajmëruar zhbllokimi i fazës së dytë të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim dhe mundësia edhe Republika e Maqedonisë të bëhet anëtare e Nismës së Adriatikut dhe Jonit”, thuhet në kumtesë.

Në takim është theksuar se tani është koha për zgjidhjen e kësaj çështje për të cilën udhëhiqen diskutime për 25 vjet dhe se nevojitet qasje pragmatike dhe zgjidhje që të vendosen baza për marrëdhënie bilaterale afatgjata dhe stabile.

Kryeministri Zaev dhe ndërmjetësuesi Nimic janë pajtuar se edhe më tej duhet të vazhdojë atmosferë e vullnetit të mirë dhe të dialogut në proces, gjëra për të cilat bëjnë thirrje nga NATO dhe nga BE dhe se kjo është mënyra për t’u arritur kompromisi dhe zgjidhje e përbashkët dhe e pranueshme e cila do ta respektojë identitetin kombëtar dhe dinjitetin e dy popujve.