Zaevi dhe haxhuzëllëqet e tij politike

0

Nga Sulejman Mehazi/ Dhe ky tjetri, Zaevi dita ditës po na bëhet edhe më i keq se Gruevski. Derisa VMRO-ja pastër e qartë vallëzimet politike i bënte vetëm në terrenin e vet maqedonas, ky tjetri, i tanishmi përveç terrenit maqedonas, ka hyrë dhe në terrenin politikë të shqiptarëve. Sipas gjithë kësaj shihet se politika Lësëdëmiste më shumë bën politikë haxhuzesh sesa punësh. Derisa Gruevski shqiptarët i kishte kumbora dhensh, ky i dyti, i tanishmi ende më keq, thupra tupanesh për të lozur më mirë lojën me politikanët e papërgjegjshëm shqiptarë. Bombat politike të Zaevit a s’ishin haxhuzëllëqe politike të LSDM-së?; 70,000 votat shqiptare gjatë zgjedhjeve parlamentare a s’ishin haxhuzëllëqe lësëdëmiste?; koalicioni BDI-LSDM gjatë zgjedhjeve lokale, a s’ishin haxhuzëllëqe zajeviste për të marrë Haraqinën dhe disa keshillëtarë komunash nëpër vendbanimet shqiptare? Me anë të BDI-së sa lehtësisht e thellësisht LSDM-ja hyri e u përzi me votuesit shqiptarë për të krijuar fuqi politike e për t’i rrahur jo me plumba, por me thupra të pa dukshme politike.
Haxhuzëllëqet koalicionuese me BDI-në, LSDM-në e kanë bërë që në çdo komunë shqiptare të ketë kamxhikët politike për t’ua djegur bythët komunave shqiptare dhe atë sipas nevojave lësëdëmiste. Shikoni si i përdori Zaevi dajaket politike me rastin e zgjedhjeve lokale, në Strugë e thupëroi Zijadin Selën, kurse në Tetovë e thupëroi Bilall Kasamin me anë të Ali Ahmetit, ai herë herë e thupëron edhe vetë Ali Ahmetin me ministritë përkatëse. Që tre vjet Zaevi udhëheq Maqedoninë, mirëpo punë hiç e aspak, haxhuzllëqe shumë e për merak. Sipas gjithë këtyre argumenteve shihet se ky njeri i buzëqeshur i Strumicës, me haxhuzëllëqet e tij mundohet që gjithë popullatën shqiptare ta shndrrojë në struca lësëdëmëiste.
Vëreni haxhuzëllëqet e Zaevit me këto spektaklet gjyqësore e policore të kohëve të fundit, funksionarët e VMRO-së gjoja se po arrestohen, përkundrazi, më pastaj lëshohen në liri.
Më në fund haxhuzëllëqet e veta, Zaevi do t’i përdorë dhe me arrestimet e ish-funksionarëve të BDI- së. Haxhuzet me haxhuzëllëqe merren e jo me punë.
@S.Mehazi