Zaevi e Ahmeti të djersitur. Ja pesë pikat që duhet të përmbushen

0

Marrëveshja mes Athinës dhe Shkupit për çështjen e emrit të Maqedonisë është një zhvillim shumë pozitiv për rajonin e Ballkanit, por ky është vetëm fillimi i fundit.

Deri në fund të procesit duhet të përmbyllen pesë hapa, të cilat kërkojnë një konsenzus politik në të dyja vendet, njofton agjencia e lajmeve INA.

Deri në fund të vitit 2018, Parlamenti i Maqedonisë duhet ta aprovoj marrëveshjen në fjalë, presidenti i vendit duhet ta ratifikoj të njëjtën. Në këtë proces Greqia duhet ti dërgoj letër përfaqësive të NATO-s dhe BE-së për ta dhënë aprovimin e saj që lejon anëtarësimin e Maqedonisë në këto organizata.

Pastaj në vijim Maqedonia duhet të organizoj një referendum që pritet të jetë një test i rëndë për qeverinë Zaev-Ahmeti.

Marrëveshja gjithashtu parasheh ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë dhe në fund parashihet që edhe Parlamenti grek ta ratifikoj këtë dokument. Nëse gjithcka shkon sipas planit, Maqedonia do të marrë ftesë për anëtarësim në NATO si dhe do të afrohen drejtë anëtarësimit në BE. (INA)