Zaevi eshte treguar “vizionar” i nenshtrimit

Enver Robelli

Ne nismat rajonale politikanet shqiptare [te Shqiperise] e kane lehte te marrin vendimin e duhur: a eshte pjese e nismes Millo Gjukanoviqi? Nese po, shko. Nese jo, mos shko. Kete “legen-schengenin” e kryetarit serb, Gjukanoviq po e bojkoton.

Jo rastesisht Gjukanoviq eshte ne pushtet qe mbi 30 vjet. Ne fillim te karrieres ka qene gabimisht i orientuar, por pastaj: ka kundershtuar Millosheviqin, Koshtunicen, Tadiqin, Daçiqin, Nikoliqin, Sheshelin dhe tash po e kundershton Vuçiqin dhe e ka bere Malin e Zi te pavarur, duke e anetaresuar ne NATO. Ne te njejten kohe: Gjukanoviq ka pranuar pavaresine e Kosoves, me 1999 ka strehuar refugjate nga Kosova dhe vazhdimisht ka atakuar politikat e Beogradit kunder Kosoves. Madje larg me qarte se politikanet e Tiranes.

Ndersa Zoran Zaevi i Maqedonise eshte politikan i liges se trete rajonale. Kur banditet e VMRO-se bashke me qarqe spiunazhi te Rusise dhe Serbise sulmuan parlamentin ne Shkup dhe gjakosen plot politikane kundershtare te regjimit te Nikolla Gruevskit, ne mesin e sulmuesve u gjend edhe nje agjent i sherbimit serb, i maskuar si diplomat ne Shkup. Cilin çmim e ka paguar Serbia per kete veprim ndaj Maqedonise? Asnje çmim. Zaevi eshte treguar “vizionar” i nenshtrimit.