Zaev: Rruga e drejtë nënkupton BE dhe NATO

0

Sot rruga e drejtë nënkupton BE dhe NATO, nënkupton kujdes për të gjithë, nënkupton mbrojtje nga KOVID-19, rritje ekonomike dhe më shumë para për secilin, theksoi sonte në tubimin parazgjedhor të koalicionit “Mundemi” në Shkup, lideri i LSDM-së Zoran
Zaev.
Shkupi, tha ai e di se BE-ja dhe NATO-ja janë rruga e drejtë. E di se jemi në rrugën e drejtë sepse e sheh se jemi më të suksesshëm në luftën me KOVID19, Shkupi e di se jemi në rrugën e drejtë sepse e di se ajo është rruga e cila çon në rend, disiplinë dhe drejtësi. Shkupi, Shkupi ynë i lirë i cili gjithmonë e ka inkurajuar brendinë e Maqedonisë e di se jemi në rrugën e drejtë sepse krijuam shtet ekologjik, e di Shkupi se këto gjashtë shtylla janë rruga e drejtë, e di Shkupi se mundemi, e di Shkupi se mundemi edhe më mirë, edhe më shumë, porositi Zaevi.
Lideri i LSDM-së në tubimin e sontëm në Shkup theksoi se pas humbjes Mickovski nuk do të jetë lider i VMRO-DPMNE-së. Ai pret që pas fitores së LSDM-së, gjegjësisht humbjes së VMRO-DPMNE-së, Mickovski të përshëndetet nga karriera politike. Lideri i LSDM-së iu premtoi bashkëpartiakëve dhe qytetarëve se do të ketë veting në gjyqësor.

Në tubimin e koalicionit “Mundemi” në Shkup foli edhe Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë, i cili i uroi organizatorët duke theksuar se tubimi është sipas të gjitha protokolleve dhe potencoi se kështu ruhet shëndeti publik.

Filipçe kërkoi që duartrokitja të cilën të pranishmit e dhanë për të të shkojë për punonjësit shëndetësorë të cilët katër muaj po punojnë shumë për shkak të virusit korona.

Nikolla Dimitrov bartës i listës së kandidatëve në Njësinë Zgjedhore 1, kërkoi nga qytetarët që më 15 korrik të dalin në votim që të mos ketë pazare.

Duke folur për patriotizmin dhe identitetin, Dimitrovi tha se gjuha maqedonase për herë të fundit në vitin 2005 ishte përmendur nga ana e Komisionit Evropian dhe se tani përsëri po përmendet gjuha maqedonase në
Kornizën e bisedimeve.