Zaevi nuk lëshon ‘pe’ për zgjedhje të parakohshme!

0

Kryeministri Zoran Zaev nuk dëshiron zgjedhje të parakohshme dhe se sipas tij me prioritet është data për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Ai këto komente i bëri pas kërkesës së vazhdueshme të opozitës. Ai mbi këtë temë do të flas sonte me liderin e VMRO-së, Hristijan Mickoski. “Mendojmë se tani është koha pozitive, e papërsëritshme për vendin tonë, presim datën fillimin për negociata, anëtarësimin e plotë në NATO. Duhet ti japim mundësi shtetit të së drejtës edhe ekonomisë mbi të gjitha. Andaj them se duhet të shkojmë deri në fund të mandatit”, theksoi kryeministri Zoran Zaev. Sipas tij, zgjedhjet duhet te mbahen jo më herët se tetori i 2020. Nga BDI dhe Alternativa mbështesin qëndrimin e kryeministrit Zoran Zaev se fillimisht duhet ti jepet përparësi anëtarësimit të plot të vendit në NATO dhe zbatimit të plotë të marrëveshjes së Prespës dhe më pas të shkohet në zgjedhje parlamentare. Por edhe nga opozita shqiptare vlerësojnë se Zoran Zaev dhe Hristijan Mickovski nuk mund të vendosin edhe në emër të shqiptarëve dhe se tryeza e përbashkët do të krijonte mundësi për konsensus.(INA)