Zaevi sërish sfidohet: Mos ikë, eja shkojmë në zgjedhj!

0

“Zoran Zaev po ikën nga zgjedhjet. Ai po ikë nga përballja me qytetarët sepse është i vetëdijshëm se qeveria është e përfshirë në krim, korrupsion dhe mega skandalin e haraçit. Ajo që shmang përgjegjësinë ndaj njerëzve nuk është e re, siç e pamë në vitin 2016 kur u shtynë zgjedhjet dy herë. Por tani Zaev fshihet nga bashkëqytetarët e tij sepse e di se humbja do të jetë katastrofale. Politikat në shëndetësi, arsim, kulturë po falimentojnë. Ekonomia është në agoni dhe po ngel prapa jo vetëm në krahasim me Evropën, por edhe me vendet e rajonit”, tha Igor Janushev nga VMRO-DPMNE. Janushev mendon se jeta që premtoi Zaevi u shndërrua në pa perspektivë dhe për këtë arsye Maqedonia po zbrazet shpejtë. Premtimet e bëra në fushata mbetën gënjeshtra të thjeshta. “Qeveria e Zaevit do të mbahet mend si qeveria më e paaftë në historinë e Republikës së Maqedonisë, e cila as nuk mund të arrijë atë që projekton vetë. Qytetarët që janë të paaftë mund dhe do t’i falin atë, por ajo që është e dëmshme për Maqedoninë, askush nuk mund t’ia falë, madje edhe shumica e mbështetësve të tyre”, tha Janushev. Ai shtoi se LSDM ka minuar dinjitetin e qytetarit dhe shtetit, ndërsa kanë vazhduar të nënçmojnë inteligjencën e njerëzve të ndershëm.