Zaevi takoi liderët e të gjitha partive shqiptare, kalkulime për Qeverinë e re

0

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka zhvilluar takime me liderët e të gjitha partive shqiptare në Maqedoninë e veriut, në përpjekje për të formuar shumicën dhe Qeverinë e re, përcjell INA.

Derisa dje ka takuar kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ate të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, Zaev sot takoi kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, kryetarin e ASH-së, Ziadin Sela dhe ate të Alternativës, Afrim Gashi.

Nga LSDM kanë theksuar po zhvillohen bisedime për koalicionin e ardhshëm, por ato nuk kanë hyrë në fazën kur mund të bisedohet për marrëveshje konkrete. “Vijojnë konsultimet në format të ndryshëm”, thonë nga LSDM, duke mos shpalosur detaje nga takimet.

LSDM po synon të formojë koalicionin qeverisë pasi që siguroi 46 mandate deputetësh në zgjedhjet e 15 korrikut. Kalkulimet për formimin e koalicionit janë LSDM 46 , BDI 15 dhe 1 deputet i PDSH që do të siguronin 62 deputetë. Por edhe koalicioni i mundshëm me 12 deputetët e ASH- AA që do të përbënin një maxhorancë stabile prej 74 deputetëve, por pa opozitë shqiptare.

Nga ana tjetër, një formulë tek koluaret e LSDM është një koalicionim me ASH- AAA dhe deputetë nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së, që do ta mbështesnin Qeverinë Zaev 2. (INA)