Zaevi tradhëtohet nga partnerja e koalicionit?! (FOTO)

0

Derisa kryeministri Zoran Zaev po shpreson në votat e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, ai ka marrë një goditje nga deputetë të koalicionit të tij. Deputetja dhe kryetarja partisë Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (DOM), Liljana Popovska pardje nuk ka votuar në komisionin parlamentar kushtetuese për ndryshimet kushtetuese për emrin, transmeton INA, duke u thirrur në burime të koalicionit.

Popovska me sjelljen e saj kundër politikave të shumicës së koalicionit u tregua edhe gjatë votimit të Ligjit për gjuhët, pasi që ajo dhe deputetja tjetër e partisë së saj Maja Moracanin nuk votuan për këtë ligj, që avancon përdorimin e gjuhës shqipe.

Portalet maqedonase kanë theksuar se të premten ishte goditja e dytë e kësaj partie të vogël ekologjiste ndaj koalicionit qeverisës.

Sjelljet e tilla po ndodhin për shkak se sic thuhet Popovska mund të jetë e ndikuar nga qëndrimet e babait të saj, akademikut Bllazhe Ristovski, i cili ka nënshkruar peticionin kundër ndryshimit të emrit.

Popovska në vitin 2005 ishte me LSDM, por braktisi ate për shkak të projektit të ndarjes territorial. Kjo parti para zgjedhjeve të kaluara ishte me VMRO-DPMNE, por më pas u bashkua me LSDM. (INA)