Zaev:Maqedonia e Veriut do t’i fillojë negociatat me BE-në gjatë këtij viti

0

Delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut i udhëhequr nga Zoran Zaev së bashku me zëvendëspresidentin për çështje europiane, Bujar Osmani dhe ministrin e punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov sot janë pranuar nga kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, transmeton gazeta Lajm.

Kancelarja Merkel informoi se Bundestagu do të sjell vendim në muajin shtator për lejimin e nisjes se negociatave për BE me Maqedoninë e Veriut, në përputhje me procedurat e vërtetuara të Gjermanisë për zgjerimin e Unionit.

Në takim kancelarja potencoi se Maqedonia e Veriut ka përmbushur pritshmëritë se ajo dhe Berlini shikojnë pozitivishtë në atë drejtim. Kryeministri në takim tha se Maqedonia e Veriut ka besim të plotë te kancelarja Merkel dhe mbështetë politikën e saj për procesin e zgjerimit në BE, si dhe politikën e saj drejt Ballkanit Perendimor.

Është theksuar se Gjermania është partner i yni strategjik me të cilin së bashku punojmë në qetësimin e Ballkanit Perëndimor, në stabizimin e rajonit dhe në stabilizimin e zhvillimit ekonomik dhe transformimet demokratike, procese që do të përfundojnë me intergrimin tonë në BE. Kryeministri i Qeverisë së RMV-së, Zaev ka theksuar se e gëzon fakti që MPJ e Gjermanisë ka qëndrim pozitiv për vendin tonë në raport me fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, dhe se duhet të respektohen veprimet procedurale dhe proceset demokratike që do të mundësojnë Bundestagut të sjell qëndrim pozitiv në shtator.

Në takim të delegacionit të Qeverisë së RMV-së në Berlin u vërtetua se në Gjermani si dhe te vendet tjera anëtare padyshim janë pranuar rezultatet nga reformat që janë potencuar në raportin e Komisionit Europian dhe se pozitivisht shikohet në rekomandimet e KE për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Bindja është e fuqishme se këtë vit do të fillojmë negociatatat për anëtarësim në BE dhe se do ti bashkangjitemi Serbisë dhe Malit të Zi.