Zaharieva: Bullgarët janë pjesë e realitetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kjo duhet pranuar

ina-online
ina-online

16 Gusht, 2023

“Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të zbatojë reformat e nevojshme dhe të përmbushë kushtet nëse dëshiron të fillojë negociatat për hyrje në Bashkimin Evropian”, theksoi nënkryetarja e partisë GERB, Ekaterina Zaharieva, e cila është nënkryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme në parlamentin bullgar dhe ish-ministër i punëve të jashtme.

Shkak për komentin e saj, siç raporton BGNES, është votimi i paralajmëruar në parlamentin e RMV-së për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që është një nga kërkesat kryesore të përcaktuara në të ashtuquajturin propozimi francez, që Shkupi duhet ta zbatojë para fillimit të negociatave të anëtarësimit me BE, përcjell INA.

Zaharieva u bëri thirrje, siç thotë ajo, “fqinjët dhe miqtë maqedonas të mos kenë frikë nga ndryshimet”.

“Ndryshimi i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk është punë e madhe. Bullgarët janë pjesë e realitetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kjo duhet pranuar. Duhet të ndalet diskriminimi ndaj bullgarëve, si dhe rastet e shpeshta të dhunës fizike dhe verbale së fundmi. Dhe e gjithë kjo është e mirë për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e këtij vendi, që ata vetë të ndihen mirë në vendlindjen e tyre, e jo të emigrojnë”, thotë Ekaterina Zaharieva.

Ajo është e bindur se është e dobishme për të dy vendet që të hapin një faqe të re në marrëdhënie.

“Si Sofja ashtu edhe Shkupi humbasin nga marrëdhëniet e këqija. Është shumë më mirë të mos kemi kufij mes nesh dhe të zhvillohet biznesi. Është e rëndësishme që njerëzit lirisht të takohen dhe të komunikojnë pa frikë”, tha Zaharieva.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

edi rama

Mediumi “FT” del me korrigjim për intervistën e Ramës: “Toka e askujt”, e ka pasur vetëm për Veriun, jo për gjithë Kosovën

svecla gazmend hoxha

Hoxha: Ky ishte qëllimi Serbisë me sulmin në Banjskë

Prokuroria

Vazhdon greva në prokurori – grupi i punës do të ketë afat prej 10 ditëve për arritjen e marrëveshjes

mickoski

Mickoski kërkon takim liderësh për zgjedhje

biden

Komuniteti shqiptaro-amerikan letër presidentit Biden, shpreh shqetësim për rrezikun nga Serbia

IMG_5719

Politikani serb: Radoiçiq u mor vesh me autoritetet serbe, prandaj u lirua

izet mexhiti3

Mexhiti: Përmes internetit lojërave të fatit e futën bixhozin në familjet tona

ASH

ASH: Interpelanca e opozitës teatër komik, procedura për kryeprokurorin e ri tanimë ka fillua

shaip kamberi

Kamberi: Ndikimi i politikës serbe në drejtësi është fatal, por, me aktin e sotëm, ajo po merr epitetin e shtetit “sponsor të terrorizmit”

INFO

NA NDIQ