Zaimina Vasjari publikon dhuratën e parë të vajzës ende të pa ardhur në jetë (Foto)

Këngëtarja Zaimina Vasjari pritet që shumë shpejt brenda këtij viti të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo ka bërë të ditur se fëmija që do të sjellë, do të jetë i gjinisë vajzë.

https://www.instagram.com/p/BeQKjOsgzTr/?taken-by=zaimina_vasjari

Zaimina madje ka zbuluar edhe emrin me të cilin do ta pagëzojë vajzën, e që do të jetë Chloe.

Ditë më parë, ajo solli një set të mrekullueshëm fotografik, ku shfaqej me bashkëshortin, duke vënë në pah barkun e rrumbullakosur.

https://www.instagram.com/p/BeQtnzpAt8I/?taken-by=zaimina_vasjari

Edne pa ardhur në jetë, duket se Vasjari ka nisur të bëjë gati edhe dhuratat e para për të voglën e saj.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në vazhdën e fotografive që ajo po ndan me fansat në rrjetin social Instagram, nga fotosesioni i saj i fundit, ajo ka publikuar edhe një fotografi ku shfaqet me dhuratën e parë që i ka blerë vajzës së saj.

https://www.instagram.com/p/BeVK-lbggXz/?taken-by=zaimina_vasjari

Bëhet fjalë për një palë këpucë të vogla dhe shumë të lezetshme, me të cilat Zaimina ka pozuar së bashku me barkun e saj të rrumbullakosur.

“Dashuri”, ka qenë mbishkrimi i thjeshtë që ajo ka lënë në këtë fotografi./Infokusi/

https://www.instagram.com/p/BeX-qbhA5x_/?taken-by=zaimina_vasjari