Zajkova: Do të japim mbështetje për zgjerim të koalicionit nëse ndajnë agjendë të njejtë evropiane

Iliria News Agency
Iliria News Agency

24/01/2023

Kryetarja e PLD-së dhe deputetja e kësaj partie, Monika Zajkova, sot deklaroi se në takimin e djeshëm me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, është biseduar mes tjerash edhe për mundësinë për zgjerimin e shumicës parlamentare, informon Zhurnal.

Sa i përket asaj nëse do të japin mbështetje që ASH të bëhet pjesë e koalicionit qeveritar, thotë se varet nga qëllimet programore të këtij koalicioni.

“Për ne, gjithçka që do të thotë lëvizje të trenit të shpejtë të Unionit Evropian dhe agjendës evropiane, ne japim mbështetje, mirëpo kur hyni në një koalicion duhet ta dimë se cilat do të jenë qëllimet programore të këtij koalicioni, për çka angazhohet ai koalicion dhe cili është qëllimi”, theksoi deputetja e PLD-së, Monika Zajkova.

“Deri tani nuk kam dëgjuar asnjë parti të distancohet se nuk është për atë dhe të gjithë kemi një qëllim, por kemi pikëpamje të ndryshme sa i përket zgjidhjeve dhe vendimeve si të arrihet deri te ai qëllim. Për PLD-në gjithnjë do të jetë e rëndësishme çfarë ideale do të ndajë ai koalicion dhe çfarë programi do të përfaqësojë dhe nga kjo do të varet nëse do të japim mbështetje”, tha Zajkova./Zhurnal.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

inbound3366641930486413441

Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta

vucic kurti

BE-ja mbështet Serbinë për muri – nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t’i ndërpritet procesi i anëtarësimit

IMG_1466

Menduh Thaçi bashkë me Blerim Bexhetin në Karshiakë

inbound6405638811103823630

Universiteti i Tetovës dhe Shoqata “TAKT” nënshkruan memorandum bashkëpunimi

klasa

Nxënësi bën kërdinë në shkollën e Shkup, arrestohet nga policia

inbound4488318726461931546

Në fshatrat e Tetovës ngjitnin materiale propaganduese gjatë heshtjes zgjedhore, dy persona kapen nga Policia

inbound8207823104984176855

Dashtevski: Plotësisht jemi të përgatitur për zgjedhjet e nesërme presidenciale

IMG_1464

Izet Mexhiti bashkë me Hazbi Likën – komandant Çela

lista zgjedhore

Ditët e zgjedhjeve në mes të javës shkaktojnë telashe për bizneset

INFO

NA NDIQ