Zarf me plumb për liderin e partisë Lega Nord nga ekstremi i djathtë në Itali

0

Liderit të partisë Lega Nord, nga ekstremi i djathtë, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Brendshëm italian, Matteo Salvinit, i është postuar një zarf me një plumb brenda, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e agjencisë zyrtare italiane të lajmeve të cilin e bazon mbi burimet e xhandarmërisë, thuhet se në postën e rajonit Sesto Fiorentino në afërsi të Firences është gjetur një zarf me plumb brenda, ku marrësi është shënuar të jetë Matteo Salvini.

Në shqyrtimin e xhandarmërisë, u njoftua se brenda zarfit ndodhej një plumb i kalibrit 22 dhe se ngjitur mbi zarf ndodhej shkrimi “ministër, dukë, Matteo Salvini, parlament, Roma” prej copëzave të prerë nga gazetat.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve mbi këtë çështje, ministri Salvini është shprehur “Kam marrë më shumë se 100 kërcënime me vdekje ose mesazhe të dhunshme që nga periudha që jam bërë ministër. Disa fjalë të urrejtjes mund t’i bindin disa të sëmurë mendorë, por sigurisht që mua nuk më trembin. Përkundrazi mua më japin më shumë forcë dhe dëshirë në luftën kundër çdo krimi”.

Ndërkohë, xhandarmëria ka nisur një hetim në lidhje me ngjarjen.