Zbardhen detaje të reja, Boki 13 pasi i mori 1.5 milionë euro kujt iu lajmërua në polici?!

0

Pronari i 1TV, Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe biznesmeni Zoran Milevski pasi që kanë marrë paratë prej 1.5 milionë eurove nga biznesmeni Orce Kamçev kanë dyshuar se po ndiqen dhe se për këtë kanë lajmëruar një person në MPB, shkruani portali A1on.

Sipas burimeve të këtij portali, Boki 13 sapo ka dalur nga shtëpia e Kamcevit i është lajmëruar njeriut në MPB apo pjesëtarit të njësitit “Alfa” duke e pyetur se a po i ndjek dikush. Deri më tani siç thuhet nuk bëhet e ditur se kujt i janë lajmëruar.
Ndërsa për gruan që dëgjohet në video material dhe që numëron paratë, thuhet se është kontabilistja e Kamçevit. Më tepër në A1on. (INA)