Në sulmin me armë në Haraçinë jozyrtarisht mësohet se pësuan babë e bir.
Sipas informacioneve jozyrtare ka ndërruar jetë Selajdin Asani 50vjeç ka ndërruar jetë, ndërsa A. A 19 vjeç është i plagosur dhe është dërguar në Klinikën e Shkupit për ndërhyrje mjekësore.
Këto të dhëna për identitetin janë dhënë nga gazeta online “Sloboden Pecat”.
MPB-ja më herët njoftoi se dy personat të cilët u qëlluan në një incident me armë zjarri janë pranuar në klinikat e Shkupit pasi sulmuesit nga një veturë Audi kanë qëlluar mbi ta.
“Me datë 01.11.2024 rreth orës 19:00 nga Qendra Emergjente “Nënë Tereza” në SPB Shkup është raportuar se me plagë nga armë zjarri është sjellë S.A. dhe A.A. nga fshati Haraçinë. Sipas njoftimit, ata janë qëlluar me armë zjarri në fshatin Haraçinë nga dy persona të cilët ndodheshin në veturën “Audi”, ka thënë MPB.