Zbatimi i ligjit për armatim në RMV: Një sfidë për sigurinë publike

Picture of INA
INA

25/06/2024

Rregullat për ruajtjen dhe bartjen e armëve janë të rrepta, por zbatimi i tyre në praktikë mbetet një sfidë e madhe për autoritetet dhe poseduesit e armëve.

Në Maqedoni, për shumë vjet, implementimi i ligjit për armët ka qenë nën kritikë të vazhdueshme. Numri i lejeve për posedim të armëve ka rritje të vazhdueshme, zbatimi i tyre mbetet i diskutueshëm dhe i pasigurt. Toni Angelovski, zyrtar i lartë në Ministrinë e Brendshme, vë në dukje se kriteret për dhënien e lejeve të armëve duhet të jenë të rrepta për të siguruar sigurinë publike. Ai gjithashtu thekson rëndësinë e mbajtjes së armës në mënyrë të sigurtë dhe të përshtatshme, për të parandaluar aksesimin e papërshtatshëm nga persona të tjerë.

“Ne kemi kritere strikte për dhënien e lejeve të armëve dhe këtë e dinë edhe vetë qytetarët, madje kemi një reagim se kriteret janë shumë të rrepta. Por ato duhen respektuar në një farë mënyre faktikisht dhe për të parandaluar ngjarje të tilla. Sigurisht që pas marrjes së asaj leje arme, edhe shtetasi që e ka marrë duhet ta mbajë armën siç duhet, të sigurohet që ajo të jetë gjithmonë korrekte. Të mos jetë i aksesueshëm për personat e tjerë, sepse leja i jepet atij, dhe jo asnjë anëtari të familjes apo kompanisë. Dhe për këtë arsye arma duhet mbajtur gjithmonë në një dhomë të përshtatshme dhe nëse nuk ka një dhomë të tillë, atëherë ajo duhet të mbahet në një kasafortë, thote Toni Angellvoski Ndihmës Ministrit të Marrëdhënieve me Publikun” – tha Toni Angelovski.

Shpesh herë lejet për posedim të armëve janë keqinterpretuar si leje për mbajtje, duke I përdorur nëper ahengje të ndryshme. Kjo ka shkaktuar një situatë ku armët e legalizuara mund të përdoren për qëllime jashtë ligjit. Sipas Ligjit, gjoba për gjuajtje me armë zjarri, përdorimi i mjeteve piroteknike ose mjeteve të ngjashme shpërthyese është 200 deri më 500 euro, ndërsa sipas Kodit penal, ai që në mënyrë të palejuar përpunon, mban, shet ose kryen shkëmbim me armë zjarri, municion ose materiale shpërthyese dënohet me burg prej 3 deri më 10 vite.

TË FUNDIT
7 orë
Snopçe: Ja e vërteta e votimit! Ilire Dauti vazhdon me avazin e manipulimit
7 orë
Dauti: VLEN mbështet zvarritjen e formimit të Komitetit për bashkësitë
9 orë
Kolaps i plotë në sistemin botëror! Preken aeroporte, banka, telekomunikacioni, Maqedonia pa probleme
9 orë
Kasami në takim me Nikollovskin, bisedojnë për Planin Gjeneral Urbanistik të Tetovës (FOTO)
9 orë
Emërohen drejtorë të rinj në 14 klinika dhe spitale, ja emrat

ME TE LEXUARA

19 orë
VLEN: BDI me xhepat plot, shet patriotizëm të rrejshëm, ja keqpërdorimet nga funksionarë dhe familjarë të kreut të BDI-së
12 orë
Xhabir Deralla merr Çmimin e Solidaritetit për Gazetarët nga Evropa Juglindore
16 orë
Disa vjedhje në Çarshinë e Shkupit, hajni kapet nga kamerat!
10 orë
MPJ jep detaje për shtetasen e Maqedonisë që humbi jetën në Serbi
16 orë
Takim në Ministrinë e Shëndetësisë për zgjerim të Listës pozitive me medikamente inovative
10 orë
Klima e biznesit, DASH kritikon korrupsionin në Maqedoninë e Veriut
16 orë
Mickoski-Radev: Prioritet janë marrëdhëniet e mira fqinjësore

LEXO MË SHUMË

halil snopce

Snopçe: Ja e vërteta e votimit! Ilire Dauti vazhdon me avazin e manipulimit

IMG_4532

Dauti: VLEN mbështet zvarritjen e formimit të Komitetit për bashkësitë

haker-1

Kolaps i plotë në sistemin botëror! Preken aeroporte, banka, telekomunikacioni, Maqedonia pa probleme

bilall kasami

Kasami në takim me Nikollovskin, bisedojnë për Planin Gjeneral Urbanistik të Tetovës (FOTO)

arben taravari

Emërohen drejtorë të rinj në 14 klinika dhe spitale, ja emrat

agim krasniqi grupi kondoves

Agim Krasniqi dhe Sehat Ramadani ekstradohen nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

DASH departamenti amerikan

Klima e biznesit, DASH kritikon korrupsionin në Maqedoninë e Veriut

aksident serbi

MPJ jep detaje për shtetasen e Maqedonisë që humbi jetën në Serbi

Xhabir Deralla, CIVIL

Xhabir Deralla merr Çmimin e Solidaritetit për Gazetarët nga Evropa Juglindore

INFO

NA NDIQ