Zbulimi “i jashtëzakonshëm” në afërsi të Arktikut mund të shpëtojë Europën nga ndikimi kinez

Picture of designer@fetishimedia.ch

13/01/2023

Një zbulim i jashtëzakonshëm në veriun e Europës mund të ndryshojë kursin e ekonomisë së kontinentit, dhe ta projektojë atë jashtë ndikimit kinez.

Prej vitesh qeveritë europiane po tentojnë të gjejnë brenda tyre lëndët e para që shërbejnë për ndërtimin e komponentëve më të avancuara në teknologji.

Këto elementë, si kobalti, titani dhe të paktën 17 elementë të tjerë më pak të njohur nga publiku i gjerë, përmblidhen në termin tokë e rrallë”, sepse gjenden në mes materialeve të tjera të pavlerë, ku pak kilogramë mund të nxirren nga dhjetëra tonelata tokë.

Kina është vendi me përqendrimin më të madh të këtyre metaleve, ku mendohet se vendi aziatik disponon rreth 40% të tregut, që prodhon rreth 140 mijë tonelata në vit.

Por kompania shtetërore suedeze LKAB, ka dhënë lajmin e madh se në veri të vendin skandinav, në afërsi të qytetit të Kirunës, e pas disa testimesh është gjetur ai që cilësohet si depozitimi më i madh në Europë, potencialisht rreth 1 milionë ton.

Një sasi që do të lehtësonte prodhimin e baterive për mjetet elektrike por edhe turbinat eolike, fibrat optike, radarët ushtarakë e të tjerë.

Do të duhet ndoshta një periudhë 15 vjeçare testimesh para se të fillojë shfrytëzimi i plotë i depozitimit në afërsi të rrethit arktik.

Ndërkohë, prej vitesh qendra e qytetit më verior në Suedi ka kohë që po spostohet rreth 3 kilometra nga ku ndodhej fillimisht pikërisht për të mundësuar gërmimet.

TË FUNDIT

ASH: Propozim-ligji i ri, fasadë që kërcënon barazinë etnike në Maqedoni

Tragjedi në Ferizaj: Humb jetën një fëmijë 4-vjeçar

Evakuohen nga Izraeli 4 shtetas shqiptarë

Qeveria: Mbi 9 miliardë denarë subvencione për bujqit gjatë një viti

Khamenei kërcënon SHBA-në: Armiku ka bërë një krim të madh, duhet të ndëshkohet

“Brukseli në provë: A do ta mbrojë BE-ja gjuhën dhe identitetin maqedonas përballë presionit bullgar?”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË