ZBULIMI I RI I SHKENCËTARËVE: ILAÇI KUNDËR BAKTEREVE NË ZORRË MUND TË KUROJË KORONAVIRUSIN

0

Një ilaç i cili përdoret kundër baktereve në zorrë, po testohet nga shkencëtarët britanikë si një trajtim për koronavirusin.

Ky ilaç lufton bakteret e zorrëve dhe zvogëlon dëmtimin e indeve të mushkërive të shkaktuara nga inflamacioni.

Shpresohet që ilaçi do ta ndalojë këtë dhe të pastrojë infeksionin viral.

Nëse ilaçi funksionon, shkencëtarët po planifikojnë t’ja japin atë pacientëve para se të kenë probleme me frymëmarrjen. Në këtë mënyrë zvogëlohet numri i pacientëve nëpër spitale dhe lirohen shtretërit e kujdesit intensiv.

Testimet paraklinike të ilaçit, të bëra nga farmacia 4D me bazë Leeds, kanë gjetur se zvogëlon dëmtimin e shkaktuar në indet e mushkërive nga inflamacioni.

Pilula, e njohur si MRx-4DP0004, zvogëloi një lloj qelize imune, që mendohet të jetë një shtytës kryesore e inflamacionit dhe dëmtimit të mushkërive në pacientët me koronavirus.