Zbulohen 5 prioritetet e punës së ambasadorit të ri të BE-së në Shqipëri

0

Shefi i ri i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadori Luigi Soreca, ka mbërritur në Tiranë ndërsa ditën e sotme i paraqiti letrat e tij kredenciale Presidentit Ilir Meta. Soreca do të përfaqësojë Bashkimin Evropian në Shqipëri dhe do të shërbejë si Shef i Delegacionit të BE-së në Tiranë për katër vitet e ardhshme.

Në njoftimin e shpërndarë nga zyra e BE-së në Tiranë, thuhet se puna e ambasadorit do të fokusohen kryesisht në reformat që lidhen me pesë prioritetet kyçe (reforma e administratës publike, reforma e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e pronësisë), në trajtimin e rekomandimeve të pazgjidhura të ODIHR-it në lidhje me sistemin zgjedhor shqiptar, si dhe në reduktimin efektiv të numrit të aplikimeve të pabazuara për azil në Shtetet Anëtare.

Ambasadori Soreca do të fokusohet gjithashtu në fuqizimin e grave dhe në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Ambasadori do të punojë për këto çështje në bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë civile dhe autoritet vendore.

Komentet

komentet