Zbulohen detaje tronditëse nga jeta private e Gjestit, ai u rrit jetim dhe u adaptua nga…

Picture of Ina Online
Ina Online

09/01/2025

Besart Kelmendi, i njohur nga publiku si Gjesti, është padyshim një nga banorët më të komentuar dhe të dashur nga publiku i reality show-t.

Gjatë edicionit të Big Brother VIP Kosova (BBVK), ai u kthye në kryefjalën e spektaklit, duke tërhequr vëmendjen me karizmën dhe lojën e tij të fortë.

Pas 85 ditësh qëndrimi në BBVK, Gjesti u largua të hënën, duke lënë pas një boshllëk të madh për ndjekësit e tij.

Megjithatë, ai i befasoi të gjithë shqiptarët ditën e martë, kur hyri si banor zyrtar në Big Brother VIP Albania 4 (BBVA4).

Në një koment të një fansi, u zbuluan detaje emocionuese nga jeta private e Gjestit. Sipas këtij komenti, Gjesti është rritur larg prindërve biologjikë dhe është adoptuar nga një çift që e kanë dashur si fëmijën e tyre. Kjo histori ka prekur thellë zemrat e publikut, duke e bërë atë edhe më të dashur për ndjekësit e tij.

Gjesti ka treguar se është një lojtar i fortë dhe një personazh që di të mbajë publikun të mbërthyer pas ekranit.

Fansat e tij janë të bindur se ai do të shkëlqejë edhe në këtë edicion, duke e kthyer në një nga figurat më të paharrueshme të reality show-t në Shqipëri dhe Kosovë./InfoKosova/

TË FUNDIT

Përplasja e ashpër mes Qokut dhe Apasievit në Kuvend

Bilall Kasami e konfirmon: Do të kandidoj edhe për një mandat në Komunën e Tetovës

Miratohet Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve, licencat edhe në shqip

Durmishi: Viti 2025, vit i projekteve të mëdha infrastrukturore!

“Nuk të prek më”, Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)

Juli vjen me një deklaratë të rëndë për Eglin

ME TE LEXUARA

1

"Nuk të prek më", Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)

LEXO MË SHUMË