Zbulohen fotografitë, Rozana Radi shfaqet me të dashurin e ri (Foto)

0

Kanë kaluar jo pak, por rreth 5 vite që kur artistja e njohur dhe shumë e pëlqyer Rozana Radi, ka nisur një lidhje të re.

Djali që i ka rrëmbyer zemrën quhet Shpëtrim Karakushi dhe punon si Oficer i Policisë Gjyqësorë pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë. Për rreth tri vite, Rozana arriti ta mbajë të fshehtë lidhjen.

Flitej në ambiente artistësh, se Rozana ishte lidhur me dikë, por ndërkohë Radi shfaqej mjaft e rezervuar dhe nuk dilte në publik me të.

Por në nëntor të vitit 2015, ajo u pa në Panairin e Librit në shoqërinë e Shpëtimit ku u fotografua nga paparazzi ynë, ndërkohë që “Panorama plus” kishte mësuar edhe detaje mbi të zgjedhurin e Rozanës.

Më pas, askush nuk mund ta parashikonte se si do të shkonte kjo lidhje. Por e vërteta është se ajo zgjati përtej idesë së disa skeptikëve. Këtë verë paparazzi ynë i fotografoi në plazhin e Dhërmiut. Çifti dukej shumë i lumtur dhe i dashuruar.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, gjatë netëve të Festivalit në RTSH, paparazzi ynë fotografoi përsëri Rozanën me Shpëtimin, të cilët tashmë kanë rreth 5 vite të lidhur, gjë që tregon se çifti ka arritur të gjejë një stabilitet. Ndërkohë, Rozana pyetet jo rrallë për faktin se përse nuk martohet.

E ftuar pak ditë më parë në programin “Shiko kush luan”, mes batutash Rozana tha: “Se nëse të thyhet pasqyra, mbetesh 7 vite pa martuar” . Dhe kur është pyetur nga Luana se nëse asaj i ka ndodhur një gjë e tillë, ajo është përgjigjur “Po!” duke pranuar me shaka se prandaj ka mbetur edhe pa martuar. Përtej batutave, të shohim nëse do të jetë 2018-ta, viti kur çifti do vendosë të zyrtarizojë lidhjen e tyre. /Periskopi/