“Zbulohen” prapaskenat e ndërhyrjes së Beogradit në zgjedhjet në veri, vjen thirrja për BE-në dhe ShBA-në

Iliria News Agency
Iliria News Agency

26/04/2023

Në zgjedhjet për kryetarët e rinj të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut nuk morën pjesë partitë serbe, por vetëm një kandidate e pavarur.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – përveç se nuk mori pjesë në zgjedhje, bëri thirrje edhe për bojkotimin e tyre.

Dalja në zgjedhje ishte pak më shumë se 3 për qind, dhe dy komuna u fituan nga kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe udhëheqjen e dy të tjerave i morën kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Procesi zgjedhor në përgjithësi u cilësua i qetë dhe pa ndonjë incident.

Mirëpo, ajo çfarë tërhoqi vëmendjen më të madhe ishin deklaratat dhe kërcënimet Serbisë ndaj qytetarëve serbë në komunat veriore.

Shantazhet dhe kërcënimet e ndryshme të Beogradit, thuhet se kanë ndikuar në daljen e ulët të qytetarëve në pjesën veriore.

Si pasojë e kësaj, po kërkohet që të hetohen ato.

Kujtojmë se, Beogradi ka ndërhyrë në veri në mënyrë indirekte përmes Listës Serbe, ku për vite me radhe kishte ndikim të madh në këtë pjesë të Kosovës.

Shala: Sanksionet janë më shumë në formën deklarative sepse procesi është në duart e BE-së

E për këtë çështje në një prononcim për “Bota sot” foli eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Fillimisht, ai u shpreh se nëse vërtetohet se ka ndërhyrje nga ana e shtetit serb, atëherë kemi të bëjmë me shkelje të rendit kushtetues të RKS.

“Lidhur me situatën gjatë dhe tani pas zgjedhjeve duhet analizuar se sa ishte ndërhyrja e Serbisë në Kosovë se nëse kjo faktohet atëherë kemi të bëjmë me shkelje të rendit kushtetues të RKS.

Por, nëse është vetëm bojkotim nga ana e qytetarëve se ishin të shantazhuar dhe kërcënuar, organet e sigurisë duhet të marrin masa hetimore për të sjellë para drejtësisë personin/grupin që ka kryer një mori veprash penale”, theksoi eksperti i sigurisë.

Ndër të tjera, ai u shpreh se vetëm përmes Bashkimi Evropian mund të merret ndonjë masë adekuate.

“Në anën tjetër sanksionet janë më shumë në formën deklarative sepse procesi është në duart e BE-së dhe vetëm aty mund të arrihet ndonjë masë adekuate për të përcjellë implementimin e marrëveshjes së Ohrit”, përfundoi Drizan Shala për “Bota sot”.

Kelmendi: Më 23 prill, u mbajtën zgjedhjet në veri të Kosovës dhe, ato duhet për Republikn të kenë vlerë politike të padiskutueshme

Kurse, njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi zgjedhjet në veri i cilësoi ligjore, megjithatë paralajmëroi vështirësi në vendosjen e pushtetit nga ana e kandidatëve të zgjedhur shqiptarë.

Ai, potencoi se duhet të presim nëse ndërkombëtarët do marrin masa ndaj shtetit serb, por pavarësisht çdo gjëje zgjedhjet nuk anulohen.

“Ata që nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje ose i kanë bojkotuar me qëllime terroriste, i dënon vota. Ndërsa, a do të dënohen nga BE dhe vetë SHBA është çështje që do të shihet. Por, zgjedhjet u mbajtën dhe ato nuk duhet të anulohen. Kuptohet, se zgjedhjet mund te organizohen edhe si të parakohshme. Këtë e bënë shteti, sipas nevojës. Por kurrsesi që të anulohen, ajo është çështje e përfunduar”, përmbylli Muahmet Kelmendi për “Bota sot”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

thaci-krasniqi-veseli-hage-selimi-specialja

Anulohet seanca e sotme ndaj ish-krerëve të UÇK-së

reinhard_butikofer

Eurodeputeti gjerman: Serbia me Vuçiqin, ka zero shanse për BE

vjosa Osmani

Osmani e përfaqëson Kosovën në samitin për Ukrainën në Tiranë

plaku milaim motel

Nxehet Plaku: O Pleq dinja hallin vetit, mos shkoni në motele mu ba horë e me vdekë aty? (VIDEO)

gresa behluli shkurte fejza

Gresa Behluli del me një njoftim të rëndësishëm pasi babai i saj u godit nga një veturë

policia-kosoves

Raportohet për shpërthim tek ‘Tre Rrokaqiejtë’ në veri, policia jep detaje

arme-antitank

Çka po ndodhë me blerjen e “Javelin”? Deklarohet Ministria e Mbrojtjes dhe lëshon paralajmërimin e fortë

Donika Gervalla

Ministrja Gërvalla flet për sulmin në Banjskë me deputetë austriakë

ambulanca-sk

Vdekja e 4-vjeçares nga Gjakova, reagimet e organizatave, Avokatit të Popullit e ministrit të Shëndetësisë – por, çfarë thonë nga Spitali i Gjakovës e çka nga SHSKUK-ja?

INFO

NA NDIQ