Zbulohen shanset e lojtarëve për të fituar Topin e Artë 2024, nuk prinë as Haaland dhe as Mbappe

INA
INA

09/12/2023

Kompanitë e basteve dhe të statistikave kanë filluar me kuotat rreth fituesve të mundshëm të Topit të Artë për vitin e ardhshëm, 2024.

Nuk ka kaluar shumë kohë që kur Lionel Messi fitoi Topin e Artë për herë të shtatë në karrierë, pas suksesit të madh me kombëtaren e Argjentinës në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Megjithatë, tani ka filluar të flitet për fituesin e ardhshëm dhe sigurisht që emrat nuk janë aspak befasues marrë parasysh edhe formën që po e tregojnë në këtë fillim sezoni.Sipas kompanisë BetFred, ylli i Real Madridit, Jude Bellingham konsiderohet si favorit për të fituar Topin e Artë të vitit 2024.

Anglezi tashmë ka një avantazh ndaj Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, rivalët e tij më të afërt për momentin.

Mesfushori anglez pati një fillim përrallor në sezonin e tij të parë me Real Madridin, duke shënuar 15 dhe duke asistuar 4 gola në vetëm 17 paraqitje.Është interesante se Messi është renditur mjaft lart pavarësisht lëvizjes së tij në MLS. Kush e di se ku do të jetë nëse e fiton atë së bashku me Copa America 2024.

Në top dhjetë gjenden edhe yje tjerë si Harry Kane, Rodri, Kevin de Bruyne, Mohamed Salah, Jamal Musiala dhe Julian Alvarez.

Përveç Ligës së Kampionëve, Euro 2024 dhe Copa America do të luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në votimin e Topit të Artë vitin e ardhshëm.Top 10 aktualisht sipas BetFred

1.Jude Bellingham – 3/1

2.Kylian Mbappe – 4/1

3.Erling Haaland – 5/1

4.Harry Kane – 6/1

5.Lionel Messi – 10/1

5.Rodri – 10/1

7.Kevin De Bruyne – 20/1

8.Mohamed Salah – 25/1

8.Jamal Musiala – 25/1

10.Julian Alvarez – 33/1

/Telegrafi/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

champions

UEFA prezanton Championsin e ri, më shumë ndeshje dhe spektakël

MUNICH, GERMANY - APRIL 01: Kingsley Coman (C) of Bayern München celebrates scoring the 4th team goal during the Bundesliga match between FC Bayern München and Borussia Dortmund at Allianz Arena on April 01, 2023 in Munich, Germany. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Revolucion i thellë te Bayerni – vetëm katër lojtarë e kanë vendin e sigurt

Messi Mesi Inter Miami

Messi nën presion

vandijk2

Van Dajk: Liverpulli mbetet në garë për titull, përpos mungesave të mëdha

haland

VIDEO / Mjafton Erling Haland, Man. Siti ndalet pas Liverpullit

luka modric

Oferta e habitshme që pritet të marrë Luka Modric nga Real Madridi…

Modric-800x445

Luka Modriç refuzon Carlo Ancelotti

manchester-city

​City e mposht Brentfordin, Arsenali zbret në vendin e tretë

inter fiorentina

​Interi kalon në epërsi kundër Atletico Madridit

INFO

NA NDIQ