Gazetari Bahri Cani nga Berlini ka përcjell një lajm interesant lidhur me zbulimin e tri bombave shumë të mëdha në Këln të Gjermanisë.
“Në Köln të Gjermanisë ka filluar në këto momente evakuimi më i madh i popullatës që nga Lufta e Dytë Botërore. Gjatë punimeve në qendër të qytetit janë zbuluar tri bomba shumë të mëdha amerikane të hedhur gjatë bombardimeve amerikane në Luftën e Dytë Borëror. Ato tani duhet të çmontohen dhe nxirren. Duhet të evakuohen nga shtëpitë dhe banesat e tyre rreth 20.000 njerëz.
Do të bllokohen dhe ndalohen për kalim tri urat kryesore në qendër mbi lumin Rin, do të bllokohet edhe stacioni në Köln Deutz, do të evakuohen të gjithë nga një spital dhe dy shtëpi për të moshuar…
Do të evakuohen edhe 58 hotele, disa shkolla, pothuajse e tërë pjesa e qytetit të vjetër, punojnësit në qendrën e televizionit RTL…
Sa do të zgjatë ky evakuim sakt nuk dihet, sepse varet edhe nga evakumimi.
Por dihet që në Köln në veçanti, por edhe në këto zona të Gjermanisë në përgjithësi, gjenden shpesh bomba të pashpërthyera.
Megjithatë ky do të jetë evakuimi më i madh i popullatës!”, ka shkruar Cani. (INA)