Zbulohet çmimi i veshjes së Dhurata Dorës në klipin e ri me Azet

0

Dhurata Dora ka udhëtuar drejt Spanjës për xhirimet e klipit të ri, shkruan GazetaBlic.Ky projekt i këngëtares do të vijë në bashkëpunim me reperin Azet, bashkëpunimi i dytë me radhë nga dyshja.

E një pjesë gjatë xhirimeve të klipit këngëtarja e ka postuar edhe në llogarinë e saj në Facebook, ndërsa ka shkruar se shumë shpejt do të lansohet.

Në këtë pjesë e të klipit ajo ka zgjedhur të vesh një bluzë verore të gjatë, me lule, si dhe të brendshme ngjyrë hiri.
E tashmë është mësuar se çmimi i bluzës shumë-ngjyrëshe është nga marka e njohur “Dolce&Gabbana” dhe kap vlerën e 1,199 euro.