Zbulohet depoja me tritol, granata e armë zjarri në Shkodër, arrestohet 68-vjeçari

INA
INA

18 Shtator, 2023

Policia e Shkodrës ka arritur të zbulojë dhjetëra kallëpe me lëndë shpërthyese tritol, armë zjarri, granata, ndezës granatash dhe fitil zjarrpërcjellës, ndërsa është vënë në pranga poseduesi.

Policia bën të ditur se kapi në flagrancë shtetasin me iniciale Gj. M., 68 vjeç, në fshatin Gimaj duke u kujdesur për rreth 120 bimë narkotike kanabis sativa. Ndërkohë, pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij u zbulua edhe një depo me tritol, granata e armë zjarri.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte sasi të konsiderueshme lënde shpërthyese tritol, granata, fitil zjarrpërcjellës dhe armë zjarri, me qëllim për t’ua shitur personave me precedent kriminal që ushtrojnë veprimtari në fushën e krimeve kundër personit dhe pronës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Konglomerat”.

Gjatë operacionit, në fshatin Gimaj, njësia administrative Shalë, shërbimet e Policisë vunë në pranga shtetasin Gj. M., 68 vjeç, banues në fshatin Gimaj, Shkodër, pasi në momentin e ndërhyrjes nga Policia, ky shtetas u kap në flagrancë duke u kujdesur për 120 bimë kanabisi që kishte kultivuar në një sipërfaqe toke në afërsi të banesës së tij.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 31 kallëpe tritoli, 110 metër fitil zjarrpërcjellës, 18 granata dore dhe 13 ndezës të unifikuar”, njofton policia.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/757649902717292/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kisha shqiptare shen kozmai

Kisha Shqiptare “Shën Kozmai” mallkon kishen serbe dhe jep disa vendime kanunore kishtare

majko flamuri shqiperi etnike

Zgjedhjet për kryetar bashkie në Kukës, PS shpall fitoren, feston me flamurin e Shqipërisë Etnike

cunat e vlores

Çunat e Vlorës publikojnë një video teksa i këndojnë Adem Jasharit: Edhe pse jemi në një moment festiv, mendjen e kemi tek Kosova jonë

edi rama

PS fiton zgjedhjet në Kukës, qytetarët: Video-skandali i Gjicit nuk ndikoi tek votat

Edi Rama

Rama: Mirëmëngjes me përuljen me nderim për Afrim Bunjakun

termet

Tirana zgjohet me tërmet, ja sa ballë ishte

shkolle arsimtari nxenesi

Skandal në shkollën shqipe, mësuesi godet e ofendon rëndë nxënësit: O psikopat, a e di se çfarë të bëjë

kombetarja-kuq-e-zi

Ndryshime ligjore për marrjen e shtetësisë, Rama: Talentet e rinj në sport e art, pasaportë shqiptare pa mbushur 18 vjeç

bajram begaj OKB

​Begaj në Asamblenë e OKB-së: Njiheni pavarësinë e Kosovës

INFO

NA NDIQ