Zbulohet emri i shqiptarit të vrarë me thikë në Londër, 35 vjeç

0

Një burrë që është goditur për vdekje me thikë pranë një stacioni metroje të shtunën në mbrëmje është shqiptar, ai quhet Edmond Jonuzi.

Mediat britanike shkruajnë se 35-vjeçari shqiptar u gjet i plagosur rëndë në Greens Lane pranë stacionit Turnpike Lane në veri të Londrës në orën 9:45. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje.

Z. Jonuzi besohet se është therur gjatë një grindjeje mes dy grupeve në Ducketts Common, tha “Scotland Yard”. Tashmë kanë nisur hetimet  dhe një post-ekzaminim pas vdekjes.

Asnjë arrestim nuk është bërë. Inspektori Garry Moncrieff i Policisë Metropolitanë dhe Komandës së Krimeve tha se “kjo zonë ishte shumë e populluar dhe duhet të ketë pasur njerëz që të kenë dëgjuar diçka të dyshimtë që të na ndihmojë të gjejmë kush e vrau Edmondin.  Unë bëj thirrje që kushdo që ka qënë dëshmitar apo ka ndonjë informacion, të njoftojë Policinë”.