Zbulohet familja serbe që urdhëroi eliminimin e Fehmi Aganit (DOKUMENT)

0

Familja kri minale, Gjelatovic nga Fushë Kosova dyshohet se kanë planifikuar dhe urdhëruar vra sjen e njërit nga themeluesit dhe udhëheqësit e LDK-së, Fehmi Agani, ka thënë Jetlir Zyberaj, këshillrar i Behgjet Pacollit. Ai ka publikuar disa dokumente në ‘Facebook, të cilat sipas tij janë prova mbi vra sjen e Aganit nga forcat serbe, informon RTK.

Postimi i plotë i Zyberajt: Janë mbushur dy dekada nga vra sja e nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fehmi Aganit nga forcat kri minele serbe. Figura e Aganit la gjurmë të pashlyeshme në historinë e pavarësisë së Kosovës, fushën e arsimit dhe mendimit shkencor. Fehmi Agani, njëri nga themeluesit dhe udhëheqësit e Lidhjes Demokratike, u vra afër Lipjanit, nga serbë me uniforma dhe të armatosur. Më 6 maj 1999, Agani, së bashku me familjen e tij, tentoi të linte Kosovën me tren. Në kufirin me Maqedoninë, treni u kthye mbrapsht. Diku afër Fushë Kosovës, policia ndaloi trenin, Agani u mor nga policët serb. Kufoma e tij u gjend të nesërmen buzë një rruge gjithë baltë, pranë Lipjanit. Këto dokumente japin prova mbi vr asjen e Aganit nga forcat serbe. Familja kriminale e Gjelatovic nga Fushë Kosova dyshohet se kanë planifikuar dhe urdhëruar vr asjen në koordinim të plotë me strukturat shtetërore serbe. Ashtu si në rastin e Pandës dhe avokatit Bajram Kelmendi dhe djemve të tij, sherbimi intelegjent serb dhe policia përdornin kallashnikovë dhe plumba kinezë, duke synuar që shqiptarët të bëhen përgjegjës për vra sjet, sepse ar më të tilla përdorëshin edhe nga UÇK-ja.