Zbulohet formula me të cilën Barcelona mund të kthejë Nejmarin

INA
INA

11 Gusht, 2023

E ardhmja e Nejmarit synon të jetë një nga pikat e mëdha të interesit në pjesën e fundit të merkatos së kësaj vere. Në Francë theksuan se PSZH ia ka komunikuar brazilianit se nuk e ka në plane për sezonin e ri. Mundësia që ai të rikthehet te Barcelona po “fluturon” mbi lajmet e klubit blaugrana.

Te kampionët e La Liga-s ka dallime mendimesh për nënshkrimin e tij të mundshëm, pasi bordi i drejtorëve e sheh pozitivisht për shkak të fuqisë mediatike dhe talentit të tij futbollistik, por trajneri Çavi Hernández nuk dëshiron të prishë rendin në dhomën e zhveshjes. Për momentin nuk ka asgjë konkrete, por deri sa të mbyllet merkatoja çdo gjë mund të ndodhë.

Në pritje të lajmeve, nga Anglia raportojnë se ka një formulë që do ta kthente Nejmarin te Barça dhe që mund të bindë edhe PSZH-në. Sipas “The Independent”, katalanasit do të ishin të gatshëm të ofronin një huazim me detyrim blerje për të rikuperuar brazilianin dhe se klubi parizian mund ta linte të largohej për rreth 60 milionë euro.

Informacioni i cituar shton se nga entiteti i Barcelonës e shohin operacionin të zbatueshëm, pasi ardhja e Nejmar mund të sjellë marrëveshje të reja tregtare që do të ndihmonin në përmirësimin e financave të klubit. Pas trofeut “Joan Gamper”, trajneri Çavi Hernández u pyet drejtpërdrejt nëse Nejmar mund të nënshkruante. Trajneri blaugrana shmangu komentimin e emrave të përveçëm për të mos dëmtuar tregun e Barçës.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

montella

Montella, trajneri i ri i kombëtares së Turqisë

rumani huligan kosove

Media hungareze thumbon rumunët për Kosovën

kombetarja fitore shqiperi

Fitorja ndaj polakëve e ngjit tri vende Shqipërinë

xherdan shaqiri

I ndodhi e papritura Xherdan Shaqirit

inzaghi

Inzagi del në mbrojtje të Asllanit: Do të bëja sërish zgjedhjet e fillimit

uefa

UEFA dënon ashpër FSHF, shkak janë fizhekzjarret ndaj Polonisë

Amir-Rrahmani-600x360-1

Amir Rrahmani u detyrua ta lëshoj fushën i lënduar

CHelsea

Pronarët e Chelseat duan të përgjysmojnë shpenzimet e pagave në ekip

Hakim-Ziyech

Hakimi nuk ka dyshime për “yllin” e futbollit që meriton Topin e Artë

INFO

NA NDIQ