Zbulohet grupi nga Irani dhe Rusia që bënin denoncime të rrejshme për bomba në Maqedoni

Picture of designer@fetishimedia.ch

24/04/2023

“Është zbuluar grupi nga Irani dhe Rusia, të cilët kanë bërë denoncime të rreme për bomba në Maqedoni, janë duke u shqyrtuar materialet që do të pasojë me ngritjen e kallëzimit penal”.

Kjo u bë ditur sot nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se më shumë detaje rreth grupit, se si është lokalizuar dhe kujt i ka dërguar kërcënime me bombë, do të japin pas përfundimit të hetimeve.

“Ne kemi zbuluar një grup. Për momentin po punohet për ekspertizën e materialeve dhe vërtetimin e provave në mënyrë që të bëhet kallëzim penal. Në këtë mënyrë një pjesë e atij aktiviteti kriminal të kërcënimit me bombë do të pastrohet dhe mbyllet plotësisht. Ato gjenden në bazë të aktiviteteve kriminale të ndërmarra nga Departamenti i Luftimit të Terrorizmit, Departamenti kundër krimit kompjuterik dhe Departamenti i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor.

Që në fillim, kur filluan sulmet e tilla, deklaruam se punojmë së bashku me të gjithë faktorët relevant ndërkombëtarë në baza ditore. Detajet e plota do të mund t’i publikojmë kur të përfundojë sigurimi i provave dhe ngritja e kallëzimit penal”, tha ministri Spasovski.

Sipas tij, ekspertiza do të tregojë saktësisht se në cilën periudhë janë bërë denoncimet e rreme dhe në cilat institucione, ndonëse është e sigurt se ky hetim mbulon raportet e janarit të këtij viti, kur edhe u intensifikuan sulmet. (INA)

TË FUNDIT

Norvegjia heq VAR-in? Shumica e klubeve mbështesin iniciativën

Napoli interesohet për Zhegrovën, nis kontaktet me Lille

Fetai: Anti-korrupsioni ka hapur lëndë për Skender Asanin! Të hetohen dyshimet për abuzime!

Eurokomesarja Kos: Shpresoj që Maqedonia e Veriut do ta ndërroj Kushtetutën

Resorti 1.4 miliardë euro në Sazan i dhëndrit të Donald Trump merr statusin e Investitorit Strategjik

Luizi këndo arabisht (video)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË