Zbulohet klubi dhe oferta për Sergio Ramosin nga Arabia Saudite

INA
INA

9 Qershor, 2023

Numri i yjeve në Arabinë Saudite së shpejti mund të rritet, pasi edhe Sergio Ramos është nisur asaj rruge.

Pasi Cristiano Ronaldo shkoi atje për 200 milionë euro në vit, më pas kaloi Karim Benzema për të njëjtën shumë.

Flitet se edhe N’Golo Kante do të kalojë për 100 milionë në sezon, por pronarët e pasur të klubeve në Arabinë Saudite duan edhe Sergio Ramos.

Megjithatë, atij nuk i ofrohet një shumë as e përafërt me lojtarët e lartpërmendur.

Ish-kapiteni i Spanjës dhe Real Madridit, është lojtar i lirë pas dy vitesh në Paris Saint-Germain, dhe atij i ofrohen nga Al Hilal rreth 20 milionë euro për sezonin.

Nëse e pranon ofertën, Ramos do të luajë në ligë me ish-bashkëlojtarët e tij, me të cilët disa herë ka pushtuar kampionatin spanjoll dhe Ligës së Kampionëve.

Për PSG-në, Ramos luajti 58 ndeshje në dy sezone.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5656

Reagon kryetari i KF Bashkimi nga Kumanova, Armend Destani për incidentin ndaj Sasës, ka një kërkesë për Komisionin Disiplinor (VIDEO)

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

raphina-rafinja

“Goditet” Barcelona, Raphinha do të mungojë gati një muaj

myrto uzuni

Lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare, Uzuni grumbullohet me Granadan për ndeshjen e sotme

kombetarja fitore shqiperi

Muaji tetor është “zjarr” për ekipet kombëtare, nga përfaqësuesja A dhe Shpresa, te skuadrat e tjera zinxhire dhe femrat

xherdan shaqiri

Shaqiri asiston në fitoren e Chicagos

mourinho

Trajneri i madh pritet ta zëvendësojë Mourinhon te Roma

Ronaldo Al Nassr

Cristiano Ronaldo shënon dhe asiston në fitoren e Al Nassr

barcelona

Sergio Ramos i dhuron fitoren Barcelonës… (FOTO)

INFO

NA NDIQ