Zbulohet kur dhe si BE mund t’i largojë masat ndëshkuese për Kosovën?

ina-online
ina-online

26/07/2023

Moslargimi i masave ndëshkuese nga BE-ja, përkundër marrëveshjes për de-përshkallëzim të situatës në veri, po shihet shqetësuese nga Institucionet e Kosovës dhe po konsiderohet qasje e padrejtë për vendin, shkruan “Bota sot”.

Njohësi i çështjeve politike, Melazim Koci, vlerëson se tash e sa kohë BE ka qëndrime të njëanshme përball Kosovës, për faktin që pesë vende të BE-së akoma nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Koci në një prononcim dhënë për “Bota sot” deklaron se moslargimi i masave nga BE-ja, përkundër marrëveshjes për de-përshkallëzim të situatës, do të jetë i tillë deri te ndryshimi i qëndrimit të pesë vendeve.

“Bashkimi Evropian tash e sa kohë ka qëndrim të njëanshëm dhe të padrejtë ndaj Kosovës. Gjithnjë përderisa ka pesë vende të BE-së që nuk njohin pavarësinë e Kosovës, qëndrimi i tyre përballë Kosovës do të jetë i njëanshëm ose si thonë ata – neutral. Rrjedhimisht, moslargimi i masave ndaj Kosovës nuk është i befasishëm. Ai do te jetë i tillë, pra i padrejtë deri te ndryshimi i qëndrimit të 5 vendeve që nuk njohin shtetësinë e Kosovës”, deklaron ai.

Tutje ai thekson se edhe Kosova duhet të jetë më bashkëpunuese në përmbushjen e marrëveshjeve.

“Edhe Kosova duhet të jetë më bashkëpunuese në përmbushjen e ujdisë së para dy javëve Bislimi – Petkoviq dhe pastaj edhe të Marrëveshjes franko – gjermane. Jetësimi i marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit është në interesin e Kosovës. Këto marrëveshje e dërgojnë Kosovën në organizatat ndërkombëtare dhe edhe në NATO. Kësaj i frikësohet Serbia dhe për këtë ajo dëshiron minimin e marrëveshjes franko – gjermane, por duke mos marrë fajin ose përgjegjësinë e dështimit te saj, përkatësisht duke e fajësuar Kosovën. Në këto rrethana, BE nuk është duke u dëshmuar si ndërmjetës efektiv. Që dialogu të ketë sukses dhe të jetësohet, herët a vonë duhet përfshirje direkte e SHBA-ve. Uashingtoni ka autoritetin dhe instrumentet për presion të baraspeshuar te të dy palët”, thotë Koci.

Lëvizja Vetëvendosje dhe njohës të integrimeve evropiane presin që Bashkimi Evropian t’i largojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, pas arritjes së marrëveshjes për depërshkallëzimin e situatës në veri.

Mirëpo, në Bashkimin Evropian kërkojnë nga Kosova që të vazhdojë të ndërmarrë hapa të tjerë pozitivë për marrëveshjen e arritur, derisa nuk pranuan të komentojnë mundësinë e largimit të masave ndaj Kosovës.

Ndër masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës janë pezullimi përkohësisht i punës së organeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe fondeve IPA. Në kuadër të dakordimit të 10 korrikut në Bratislavë të Sllovakisë, Kosova është pajtuar për ulje të prezencës së Policisë së Kosovës në objektet e katër komunave dhe pajtueshmërinë për organizim të zgjedhjeve të parakohshme pas stinës së verës.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rip-600x360

Vdes në detyrë në Jarinjë një polic kufitar i Njësisë Speciale

granit plavaa

Të burgosurit tentuan ta sulmojnë Plavën: Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridonës shpërndahen në burgje të ndryshme

shaban liridona

Shaban Murseli pretendon se Milaim Zeka i kishte kërkuar Behgjet Pacollit përmes Naim Murselit 100 mijë euro

Liridona ademaj

Avokati Spartak Ngjela flet për rastin e Liridona Ademajt

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Babai takon Naim Murselin në burg: Djali im nuk ka ditur gjë për vrasjen e Liridonës atë natë

liridona

Fëmijët e Liridonës merren nën kujdestarinë e shtetit suedez

punetor

Demolli: Pas janarit vështirë se do të gjenden punëtorë me pagë 600 euro

pacolli pasuria

Pacolli akuzon “disa njerëz” se po tentojnë ta ngatërrojnë publikun rreth vrasjes së Liridonës

liridona

Publikohet video nga restoranti ku Naimi i çoi fëmijët dhe Liridonën pak para vrasjes

INFO

NA NDIQ