Zbulohet kush ia ka rrëmbyer zemrën koreografit Albi Nako (foto)

Picture of INA
INA

27/01/2024

Koreografi i njohur Albi Nako, pak ditë më parë, i është bashkuar vetëm shtëpisë së “Big Brother”-it. Ashtu si edhe vetë është shprehur,ka ardhur në këtë lojë për të dalë triumfator.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, Albi ka ndarë edhe detaje nga jeta e tij private, duke zbuluar se është në një lidhje dashurie, prej katër vitesh.

Balerini zbuloi se prej kohësh bashkëjeton me një vajzë, që ashtu si ai, është balerinë profesioniste.I pyetur për bisedën e fundit me të, Albi u përgjigj: “Më tha fli me kë të duash”, por shtoi se edhe po të ishte beqar, nuk do të krijonte romancë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.

Për këdo që është pranë rrethit të tij, historia e dashurisë me balerinën është tashmë një fakt i njohur.

Ndonëse vetë çifti ka preferuar që ta mbajë këtë histori sa më diskrete, dyshja shfaqet kudo në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke konfirmuar kështu se kjo histori tashmë është e konsoliduar.

Partnerja e Albit quhet Dori, dhe është disa vite më e re se koreografi.

Duket se pas historisë me Klaudia Pepën dhe Alba Hoxhën, Albi ka zgjedhur sërish një balerinë disa vite më të re në moshë, duke na treguar kështu edhe pëlqimin e tij rreth femrave.

Dori dhe Albi nuk janë vetëm partnerë në jetë, por edhe në skenë, pasi të dy punojnë së bashku në akademinë e kërcimit që Albi drejton, por edhe në projektet e tjera që koreografi merr përsipër.

Dori është një emër i njohur që rrethin e balerinëve, duke u bërë e famshme edhe për këtë histori, që zgjat prej 4 vitesh.

Aktualisht çifti po bashkëjeton, duke i bërë gjërat edhe më formale mes tyre.

TË FUNDIT

ANATOMIA E NJË DEBATI POLITIK

Fetai: Nga 50 zyrtarë të ASH-së në Qeveri, vetëm 3 kanë dhënë dorëheqje, Taravari po tenton kthimin e BDI-së në pushtet

Universiteti i Harvardit njeh ajetin kuranor si një nga shprehjet më të mëdha të drejtësisë në histori

Bexheti: Fronti Europian është i unifikuar, nuk do të dalë asnjë deputet

Sejdiu: ASH nuk është larguar nga VLEN-i, por vetëm Taravari

Fetai dhe Aziri takojnë euroambasadorin Rokas

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË