Zbulohet plani ogurzi i Edi Ramës për të shpëtuar karrigen dhe ‘kokën’ e tij!

0

Që nga protesta e e parë e madhe e 16 shkurtit, lideri i opozitës Lulzim Bashan në thirrjet e tij për të rrëzuar Edi Ramën dhe klanin e tij korruptivo-kriminal, nuk ka lënë asnjëherë jashtë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Socialiste.

Opozita dhe analistët politikë, prej kohësh e kanë ndarë qartë Ramën dhe atë çfarë përfaqëson ai me të vërtetë, nga socialistët e thjeshtë të cilët vuajnë po njësoj si çdo shqiptarë, keqqeverisjen e të ashtuquajturës Rilindje. Madje Basha në fjalën e tij të fundit kur bëri thirrje për protestën e 25 majit deklaroi, se ky aksion bëhet edhe për të shpëtuar e çliruar PS-në nga uzurpimi që i ka bërë organizata kriminale, që drejton Edi Rama.Por duket i mbetur vetëm me oligarkinë e Rilindjes, Edi Rama, po mendon dhe po përgatit një rrugë të rrezikshme për vendin; përplasjen civile. Kokën e këtij plani ogurzi e nxori mbrëmë deputeti Ulsi Manja, gjatë një interviste për “Ora news”. Manja deklaroi si “larg e larg”, se ka ardhur koha që të thërriten në shesh anëtarët dhe militantët e Partisë Socialiste për ti treguar forcë palës tjetër.

PD-ja është në kohë, le të shkojë t’i regjistrojë kandidatët. Edhe për protestat tani, ka ardhur koha në Tiranë të ketë një tubim paqësor të qytetarëve të Tiranës. Marrëzia e protestave po i pengon qytetarët të shkojnë në punë, në shkollë. Qytetarët e Tiranës ka ardhur koha të dalin në një protestë paqësore kundër kësaj marrëzie politike”, zbuloi deputeti Ulsi Manja.

Kjo thirrje ndaj të ashtuquajturit “popull” që ndjekërka kryeministrin, në fakt është preludi i një plani të fundit përpëlitës të Edi Ramës për të shpëtuar pushtetin e tij, por më shumë frik nga ndëshkimi për zullumet e panumërta që ka bërë kundër shqiptarëve, gjatë 6 viteve në krye të qeverisë. Nëse do të tentojnë që të realizojnë këtë plan ogurzi, atëherë vendi rrezikon të përfshihet në përplasje civile vetëm për “kokën” e Edi Ramës.

Syri. Net pas kësaj deklarate të Manjës është interesuar brenda strukturave të Partisë Socialiste dhe shumë zëra na thanë, se ky plan i ideuar “nga lart”, po shqyrtohet seriozisht të paktën për Tiranën. Mësohet se anëtarëve dhe veçanërisht militantëve të PS-së të punësuar në administratë po ju bëhet thirrje që të ngrihen dhe të dalin përball protestave të opzitës, pasi po ju ikën pushteti, benefitet që rrjedhin prej tij dhe puna në shtet.

© SYRI.net