Zbulohet plani serb për fillimin e vitit 2023

Picture of designer@fetishimedia.ch

01/01/2023

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka paralajmëruar për planet e zbuluara nga ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Sipas tij, ai do të lobojë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, do të bëjë presion mbi Islandën për të mos e nxjerrë në rend të ditës në Këshilllin e Europës kandidaturën e Kosovës, nuk do ta pranojë diskutim për bashkësinë e Komunave.

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiqi, ka zbuluar planet fillestare për vitin 2023 kundër Kosovës. E para, tërheqja e re e njohjeve (ai flet për njëzet e tetë shtete që kanë tërhequr njohjet!) E dyta, presioni mbi Islandën, që të mos e nxjerrë në rend të ditës në Këshilllin e Europës kandidaturën e Kosovës. E treta, Serbia nuk do të pranojë të diskutojë më për Bashkësinë e Komunave dhe për asnjë marrëveshje që është arritur më parë.

Çka do të thotë konkretisht? Kjo do të thotë se, ndër të tjera, do të insistohet të zbatohet marrëveshja për Bashkësinë e Komunave, pa respektuar vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Nga ky skicim i politikës dhe diplomacisë së Serbisë për vitin 2023 mund të supozozhet se presionet mbi Kosovën do të shtohen jo vetëm nga Serbia po edhe nga shtete e organizata të veçanta. Si duket edhe nga aleatët e Kosovës. P.S. Po të isha në mundësinë që të këshilloja vendimmarrësit, dy gjëra do t’i këshilloja: e para, përforcimin substancial të ministrisë së jashtme dhe e dyta, emërimin e një shefi të ri të ekipit negociator. Pse? Sepse ofensivat nga barrikadat, tashmë u kanë dhënë impulse të forta ofensivave diplomatike të Serbisë, po edhe përkrahjes për to nga ana e disa aleatëve tanë të deritashëm. Këto ofensiva diplomatike nuk do të mund të përballohen me ekipet dhe me qasjen e deritashme. (1 janar 2023)

TË FUNDIT

Sarajevë: Kurti vendos lule pranë Memorialit të 1,601 fëmijëve të vrarë nga forcat serbe

Kasami: Sot kur Ali Ahmetit dhe familjarëve të tij ju ndal çezma nga buxheti i shtetit ju kujtuan çështjet shqiptare

Premtimi i Daut Haradinajt: Do ta zhbëjmë Gjykatën Speciale!

Mexhiti: Zero tolerancë për ndotësit e ajrit!

Burim Latifi nga Brukseli: Nënshkruhet Deklaratë historike, forcohet integrimi energjetik i Ballkanit Perëndimor në Europë

Toshkovski: Kemi informacione se një ish-kryetar komune i BDI ka qenë i përfshirë në organizimin e ngjarjeve të 28 nëntorit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË