Zbulohet sasi e madhe e armatimit në Zveçan, Sveçla: Përdorej për grupet kriminale serbe

INA
INA

5 Shtator, 2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës të martën ka zbuluar një sasi të madhe të armatimit në një shtëpi në Zveçan, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv.

Ministri Sveçla ka bërë të ditur nw njw postim në Facebook se kjo shtëpi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe.

“Si Qeveri, gjatë 2 viteve të fundit, kemi zbuluar e bllokuar rrugët ilegale të kontrabandimit. Ditën e sotme, Policia e Kosovës së bashku me institucionet e inteligjencës, pas identifikimit, ka zhvilluar bastisje në një bazë të armatimit në veriun e Kosovës, konkretisht në Zveçan. Kjo shtëpi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe. Deri më tani është zbuluar një sasi e madhe e armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv”, ka shkruar Sveçla.

Sipas tij, për 2 dekada, veriu i Kosovës ka jetuar në ilegalitet, në një rend anormal, ku kanë gjetur strehë organizatat kriminale e kriminelët e financuar nga Beogradi.

“Kontrabandimi, hyrja ilegalisht e mallrave e armëve në Kosovë, ka prodhuar situatë shqetësuese edhe për qytetarët tanë në veri, të cilët të përballur me fuqinë e kriminelëve kanë jetuar nën shantazh e presion të vazhdueshëm”, shkruan Sveçla.

Ai ka thënë po ashtu se veriu hap pas hapi po shkon drejt normalitetit. Rendi dhe ligji nuk do të cenohet në asnjë cep të Republikës.

Sipas Sveçlës në këtë aksion, në vendin e ngjarjes, përveç institucioneve të sigurisë, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR-it.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-09-28-22-20-50-209-edit_com.android.chrome

“Unë të kapi për fyti”, “Kur ta nxo, e shkeli në fyt”, eskalon situata në studio, nervozohet analisti Astrit Gashi

Screenshot_2023-09-28-21-52-07-885-edit_com.facebook.katana

Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

albulena haxhiu3

Edhe Albulena Haxhiu i përgjigjet kryeministrit Rama

marin mema

Mema: Një pjesë e politikës së Kosovës është paguar me lekët e kontrabandës dhe armëve të Serbisë

spartak

Avokati Ngjela zbërthen skenarët e Vuçiçit

rama kurti

‘KFOR të marrë nën kontroll veriun’/ Kurti i përgjigjet Ramës

kovacevski talat xhaferi kuvend

Kovaçevski: Nuk do të ketë amnisti për të dënuarit e rastit “Monstra”

burgu-idrizove

Ligji për amnisti në Maqedoni, pritet lirimi i 286 të burgosurëve

Canak

Çanak tronditë Serbinë: Grupet kriminale u mbështetën nga qeveria e Serbisë

INFO

NA NDIQ