Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha, ka zbuluar për herë të parë, emrin e personit që ishte në makinë me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, teksa ky i fundit u përfshi në një aksident të rëndë rrugor në Maqedoni.
“Klodian Zoto, pronari i inceneratorëve ka qenë në makinë me Ahmetaj në aksidentin e Maqedonisë”, u shpreh Basha i ftuar në “Studio e Hapur”.
Ministri u aksidentua në gusht të 2017-ës. Ai ishte pasagjer në automjetin Land Rover, dhe u aksidentua në rrugën Tabanoc-Kumanovë. Në aksident u përfshinë një autobus dhe dy vetura, ndërsa numri i personave të lënduar shkonte në rreth 18. Në atë kohë shoferi i autobusit në dëshminë e tij tha se e gjitha ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën lëvizte makina e Ahmetajt
Qeveria shqiptare i dha kompanisë së Klodian Zotos tenderin e dyshimtë për të cilin opozita akuzon se nuk është zhvilluar garë, për ndërtimin e tre inceneratorëve në Fier, Elbasan dhe Tiranë.
Kompanisë Integrated Technology Ëaste Treatment, ka fituar koncesionin për trajtimin e mbetjeve në qytetin e Fierit, një kontratë 30-vjeçare.
Banorët e Fierit gjatë zgjedhjeve të 2017-ës penguan nisjen e punimeve, ndërsa edhe së fundi kanë zhvilluar protesta për ta kundërshtuar këtë projekt që i dëmton ata. Protesta të cilat janë mbështetur edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe kryetarja e saj, Monika Kryemadhi.
Kompania “ Technology Ëaste Treatment Fier” me pronar të vetëm Klodian Zoton, i akuzuar nga opozita si lidhje e ngushtë e ministrit Arben Ahmetaj, do përfitojë gjatë 2018-ës rreth 660 milionë lekë të tjera, megjithëse nuk e ka zgjidhur ende çështjen e tokës ku do ngrihet incineratori.
Zoto ka përfituar 178 milionë euro për ndërtimin e tre inceneratorëve në Fier, Elbasan dhe Tiranë.